Kur hetuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë përfunduan punën e tyre duke shqyrtuar origjinën e koronavirusit në Wuhan këtë muaj, zyrtarët kinezë ishin të qartë se ku mendonin se duhet të shikonte tjetër OBSH.
"[Shpresojmë] që duke ndjekur shembullin e Kinës, pala amerikane do të veprojë në një mënyrë pozitive, të bazuar në shkencë dhe bashkëpunim mbi çështjen e gjurmimit të origjinës [dhe] të ftojë ekspertë të OBSH-së për një studim të gjurmimit të origjinës", tha javën e kaluar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin.
Duke shkuar edhe më tej, Zeng Guang, kryepidemidiolog në Qendrën Kineze të Kontrollit të Sëmundjeve, tha se SHBA duhet të jetë tani "fokusi" i përpjekjeve globale për të gjetur virusin.
Për muaj me radhë, Kina ka avancuar në teori alternative për mënyrën se si u shfaq për herë të parë koronavirusi, duke shmangur çdo faj që zyrtarët në Wuhan mund të mbajnë për mosreagimin e shpejtë ndaj shpërthimit fillestar në fund të vitit 2019.
Një nga teoritë në lidhje me Kinën pretendon se virusi mund të ketë dalë - ose me dashje ose gabimisht - nga një laborator në Wuhan i përqendruar në hulumtimin e patogjenëve vdekjeprurës.
Në të njëjtën kohë, Zeng, po përmendte pikërisht një hipotezë të tillë, por jo në lidhje me laboratorin e Wuhan , por Fort Detrick, një laborator i hulumtimeve biomjekësore të Ushtrisë Amerikane në Maryland, shtet në SHBA. Nuk ka asnjë provë për të mbështetur këtë teori.
"Shtetet e Bashkuara kanë laboratorë biologjikë në të gjithë botën. Pse SHBA kanë kaq shumë laboratorë? Cili është qëllimi i kësaj? Në shumë gjëra, SHBA kërkon që të tjerët të jenë të hapur dhe transparent. Në fund, rezulton se vetë SHBA është shpesh më e errët," tha Zeng për një website në Shanghai.
Ideja që koronavirusi mund të ketë dalë nga një laborator, nuk është e izoluar në Kinë. Shumë politikanë kanë shtyrë idenë se laboratori kinez mund të ketë qenë përgjegjës, ndërsa të tjerët kanë paraqitur të tjera ide, duke përfshirë edhe vetë SHBA-në.
Një studim i kryer nga Pew Research Centernë në prill 2020 zbuloi se rreth 30% amerikanëve besonin se virusi u krijua në një laborator dhe shumica pretendon se është krijuar me qëllim. Rreth asaj kohe, anëtarët kryesorë të administratës së atëhershme të Donald Trump lidhën Institutin e Virologjisë në Wuhan me koronavirusin, duke nënkuptuar se ai mund të kishte shpëtuar - ose madje ishte lëshuar - nga laboratori.
Ky pretendim u refuzua me zemërim nga Kina dhe u qortua nga shkencëtarët kryesorë që punonin për virusin. Pas një inspektimi të vetë laboratorit këtë muaj, ekipi i OBSH-së pjesërisht e hodhi poshtë si hipotezë, mirëpo në një deklaratë tjetër, nuk e përjashtoi.
Pas hetimit të OBSH-së, organet e propagandës së shtetit në Kinë kanë pretenduar justifikim dhe kanë sulmuar si Uashingtonin ashtu edhe mediat perëndimore që po vendosin në pikëpyetje gjetjet.
- Studimi i ri: 20.5 milionë vjet jetë janë humbur nga Covid! Ç’do të thotë kjo?
- Pse antitrupat zbehen pas një infeksioni Covid-19 dhe a do ndodhë e njëjta gjë edhe me vaksinën?
- Për të pestën javë rresht: Ulen rastet globale të infektimeve me Covid
- Vendet ku mund të shkojnë pa asnjë problem njerëzit e vaksinuar kundër Covid-19
Burimi: CNN, Reuters