Duket se një foshnjë tjetër mbretërore së shpejti mund të jetë në jetën e Kate Middleton dhe princit William. Një burim tha për US Weekly se çifti zyrtarisht po përpiqet të ketë një fëmijë tjetër dhe të dy janë plotësisht dakord me vendimin.
“Të paturit katër fëmijë ishte gjithmonë pjesë e planit të Kate”, tha burimi. Pas pandemisë, shpërndarjes së vaksinave dhe faktit që fëmijët, princi George dhe princesha Charlotte, planifikohet të kthehen në shkollë në prill, gjërat duken më të qeta për vendimin.
Burimi vazhdon:
“U desh pak kohë që Kate të bindte William, pasi edhe tre fëmijë janë mjaftueshëm, por pse të mos jetë një familje dhe më e madhe. Të dy janë të emocionuar për të ardhmen.”
Mbretëresha Elizabeth e di për planin e çiftit dhe është "shumë e lumtur", por ajo gjithashtu është "pak e shqetësuar se ndoshta familja s’do e përballojë dot gjithë përgjegjësinë”, veçanërisht pasi Kate “nuk po planifikon të punësojë një dado tjetër”.
Kate dhe William për momentin janë prindër të tre fëmijëve, princit George, 7 vjeç, princeshës Charlotte, 5 vjeç dhe princit Louis, 2 vjeç.
Burimi: Marie Claire