Social Buzz

Ky tatuazh duket gjëja më pa vend për të bërë në mes të pandemisë, por kjo vajzë (pa dashje) e bëri!

Shkruar nga Anabel

24 Shkurt 2021

Ky tatuazh duket gjëja më pa vend për të bërë

Një trend në TikTok u kërkon njerëzve të tregojnë “tatuazhin më idiot” që kanë bërë dhe kjo vajzë, me siguri merr çmimin e parë!

Leah Holland, 25 vjeç, kishte dashur ta bëntë këtë tatuazh specifik prej dy vitesh, por për disa arsye e bëri në 4 mars të 2020-ës.

Ky tatuazh duket gjëja më pa vend për të bërë

Tatuazhi ishte një shprehje që i kishte thënë një shoqe, pak a shumë si:

“Me kurajo, refuzoj të mbaj një maskë.”

Ky tatuazh duket gjëja më pa vend për të bërë

Deklaratë e çuditshme për t’u bërë tatuazh në mes të një pandemie apo jo? Epo, Holland atëherë e kishte në kuptimin figurativ, pra, ajo “refuzon të shtiret si dikush tjetër për asnjë rrethanë” apo diçka e ngjashme.

Për fatin e saj të keq, dy ditë pasi bëri tatuazhin, Kentucky, vendi ku ajo jeton, njoftoi rastin e parë me Covid-19.

Megjithatë, në fillm situata s’dukej dhe aq keq derisa “të gjithë duhej të mbanim maska dhe njerëzit që ishin kundër tyre gjykoheshin kudo”.

Leah thotë se e kaloi pjesën tjetër të muajve me bluza me mëngë të gjata, sepse s’donte që njerëzit të mendonin se ajo “me kurajo dhe rrënjësisht, refuzonte të mbante një maskë”. Madje pranon se është shumë pro mbajtjes së maskave.       

Burimi: Buzz Feed