Thuhet se flokët kanë tendencën të rriten nga 0.5 deri në 1.7 cm çdo muaj, por nëse për disa kjo teori zë vend, për të tjerë jo. Shumë njerëz ankohen për mungesën e rritjes së flokëve, por përtej gjeneve dhe kujdesit të veçantë mund të jeni vetë ju që ndaloni rritjen e tyre duke i stiluar gabim.
1. Flokët bisht ose topuz
Sado pamje elegante të na japin flokët bisht, kujtoni që janë shkaku pse flokët tona rrallohen dhe koka dhemb gjatë darkës. Jo vetëm që nuk do t'ju rriten si normalisht, por do t'ju bien nëse i kapni shpesh.
2. Topuzi i çrregullt në gjumë
Nëse e keni zakon, kini parasysh që s'është fare i shëndetshëm për flokët. Do t'ju ngatërrohen, këputen dhe rrallohe nëse i kapni kështu dhe flini me to.
3. Flokët e lagura dhe të kapura
Flokët e lagura këputen më lehtë se ato të thara. Mos bëni asnjë veprim me to para se t'i thani.
4. Gërshetat që në rrënjë
Sado t'ju pëlqejnë, mundohuni t'i bëni sa më rrallë.
5. Drejtimi i tyre në mënyrë konstante
Nëse përdorni pjastrën në mënyrë të vazhdueshme, shanset janë që cilësia e flokut të dobësohet dhe rritja e tyre të zgjasë në kohë.
6. Syzet që mbani sipër kokës
Mund ta bëni instiktivisht, por sa herë të kujtoni që mbajtja e tyre shkakton rënien e flokëve, hiqini dhe futini në çantë.
Burimi: Bright Side