Flokët

Mos po i lani më shpesh seç duhet flokët e yndyrshëm? Ja ca zgjidhje për ju!

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2021

Mos po i lani më shpesh seç duhet flokët e yndyrshëm? Ja

Disa prej nesh nuk lënë as edhe një ditë pa larë flokët dhe disa të tjerë (zakonisht jo ata me flokë të yndyrshëm), mund ta kalojnë javën edhe duke i larë flokët një ose dy herë. 

Ndonëse mund të duket se larja e flokëve ditë pas dite po e ndihmon atë të mbetet i pastër dhe i shëndetshëm, në fakt është e kundërta. Larja e shpeshtë mund t'i bëjë flokët të duken më mirë në një periudhë afatshkurtër, por dëmtimi po ndodh ngadalë.

Disa shenja se e keni tepruar me larjen e flokëve, janë këto:

1. Vini re rënie të flokëve më shumë se zakonsht.

2. Shihni se keni shumë maja të djegura, edhe pse i prisni flokët rregullisht.

3. Flokët sa vjen e duken më të yndyrshëm.

4. Kanë më pak shkëlqim.

5. Ngjyra (boja) juaj e flokëve zbehet shpejt.

6. Flokët tuaj ngatërrohen lehtë.

Në rregull, kuptuat se i keni larë flokët më shpesh se ç'duhet, por çfarë të bëni tani? Ja disa zgjidhje:

- Përpiquni të mos i lani flokët çdo ditë, por në ditët që i lani fokusohuni më shumë tek skalpi sesa tek gjatësia e flokëve, sepse aty është yndyra.

- Vendoseni balsamin vetëm në fundet e flokut dhe mos e teproni me sasinë e aplikuar, pasi shumë balsam mund t'jua tregojë flokun edhe më të yndyrshëm.

- Lëre flokun të thahet në mënyrë natyrale.

- Pastroni rregullisht krehërin e flokëve.

- Mos i prekni flokët gjatë gjithë kohës.

- Përdorni shampo të thatë, në ditët kur floku ka yndyrë, por ju s'doni ta tregoni.

- Planifikoni ditët e dushit me ditët e stërvitjes.

- Ngushëllohuni me faktin që floku i yndyrshëm është edhe më i shëndetshmi.

Burimi: Healthline, Bright Side