Harry & Meghan Speciale

Princ Harry, më në fund, e thotë QARTË arsyen pse u tërhoq përfundimisht nga famija mbretërore!

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2021

Princ Harry, më në fund, e thotë QARTË arsyen pse u

Në një intervistë të rrallë në të cilën diskutoi presionet e jetës mbretërore dhe largimin e tij nga Londra, princ Harry i tha drejtuesit të “The Late Late Show”, James Corden, se ai vendosi se “duhej ta largonte familjen e tij prej andej”.

"Të gjithë e dimë se si mund të jetë shtypi britanik dhe kjo po më shkatërronte shëndetin mendor. Ishte toksike, prandaj bëra ate që do bënte çdo burrë dhe baba.”

Harry dhe Meghan kanë qenë të zhytur në një luftë të gjatë fjalësh dhe procesesh gjyqësore me shumë media, tabloide dhe paparacë, të cilët janë përpjekur të bëjnë lajm çdo detaj nga jeta e tyre private.

Në fillim të këtij muaji, Meghan fitoi gjyqin ndaj “Mail on Sunday”, pasi revista publikoi një letër që ajo i kishte dërguar të atit.

Edhe pse të shkëputur nga jeta mbretërore, familja nuk i ka shkëputur marrëdhëniet me familjen.

“Flasim në Zoom me ta (mbretëreshën dhe princin Filip) herë pas here. Filip (99 vjeç), në vend që të mbyllë Zoom-in kur mbaron, thjesht mbyll laptopin dhe të dyve iu pëlqen të shohin Archie-n teksa vrapon nëpër dhomë."

Harry thotë se ai s’do e braktiste kurrë familjen dhe nuk e ka bërë në asnjë moment këtë, thjesht është “tërhequr nga një mjedis i vështirë”.

Në lidhjen me jetesën e tyre në LA, princi mendon se Meghan do shfaqë një version tjetër të saj, por në thelb, “do të jetë vazhdim i asaj që bënin në Mbretërinë e Bashkuar.”

"Jeta ime do të jetë gjithmonë e lidhur me shërbimin publik dhe Meghan e ka kuptuar këtë. Është diçka që na pëlqen dhe na jep kënaqësi të dyve.”

Meghan Markle dhe princ Harry janë prindër të një djali 1-vjeçar, Archie-t dhe në pritje të një bebi të dytë.

Princ Harry, më në fund, e thotë QARTË arsyen pse u

Burimi: CNN, People, NBC