Në bisedën e saj të fundit me Mariah Carey për revistën “Interview”, Cardi s’ka hezituar të flasë për pasiguritë e saj dhe ndërhyrjet kirurgjikale. Ajo tregon se çdo procedurë që ka kryer e ka bërë për të rritur vetësimin dhe ia ka dalë.
Gjatë intervistës, Cardi kujton se djemtë e tallnin sepse nuk kishte forma trupore dhe “ishte shumë e dobët”.
“Kjo më bëntë të ndihesha e pazhvilluar dhe kaq e shëmtuar. Djemtë më bënin dhe pyetje të çuditshme, si: Pse i ke flokët kështu?”
Kur reperja mbushi 18 vjeç, ajo filloi të kërcente në klube nate dhe thotë se “fitonte mjaftueshëm para për shkollën dhe për gjithçka tjetër që e bënte të ndihej më mirë me veten.”
“Kisha para mjaftueshëm për të bërë gjoksin, prandaj çdo pasiguri që kisha për gjoksin tim u zhduk.”
Në një moment tjetër, Cardi rikujton edhe një episod të jetës së saj me flokët:
“Kur isha më e re, nuk dija se si të kujdesesha për flokët. Tani bëj maska dhe kujdesem për flokët e mi natyralë pa kërkuar t’i ndryshoj. Ndihem mirë dhe kam kuptuar se s’ka asgjë që nuk shkon me flokët e mi. Për më tepër, të përjetosh pasiguri është normale sepse njerëzit kanë një sërë edukimesh, kulturash dhe besimesh.”
Burimi: Conversation