Celebrity

Trillim apo i vërtetë? Ja ç'mendon princ Harry për serialin 'The Crown'

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2021

Trillim apo i vërtetë? Ja ç'mendon princ Harry për

Në intervistën me James Corden, në "The Late Late Show", princ Harry tregoi çfarë mendon për serialin "The Crown", i cili flet për jetën e mbretëreshës Elizabeth II dhe jetën mbretërore në tërësi.

Një gjë është e sigurt: Princi është më i lumtur për serialin sesa për lajmet e pakuptimta të revistave të ndryshme ndër vite.

Megjithatë, ai u shpreh:

"Është e trilluar, por bazohet në të vërtetën. Sigurisht që nuk është tërësisht i saktë, por jep një ide të përafërt të presioneve të detyrës dhe shërbimit mbi familjen dhe gjithçka tjetër. Sidoqoftë, unë ndihem shumë më mirë me "The Crown" sesa me trillimet e mediave. Ti raporton një gënjeshtër si të vërtetë. Me këtë, sigurisht që kam probleme."

Trillim apo i vërtetë? Ja ç'mendon princ Harry për

Burimi: The Guardian