Celebrity Style

Me ndihmën e sandaleve, Chrissy Teigen shndërroi një xhaketë në fustan

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2021

Me ndihmën e sandaleve, Chrissy Teigen shndërroi një xhaketë

Chrissy Teigen ia doli që me një detaj të zgjuar, të shndërronte një xhaketë alla Kamala Harris, në fustan. U deshën vetëm një palë sandale me takë nga Bottega Veneta dhe asgjë më shumë.

Momentalisht, modelja dhe autorja e dy librave për gatim, është duke u marrë me një projekt që ka në qendër restorante dhe hapësira të hapura në Los Angeles dhe pasditen e të enjtes, u shfaq kështu:

Me ndihmën e sandaleve, Chrissy Teigen shndërroi një xhaketë

Xhaketa në ngjyrë të ëmbël në nuancat e pjeshkës u shndërrua në një fustan, të cilin do të guxonim dhe do ta quanim elegant, por dekolteja e theksuar i jep një pamje pak më ekstravagante. Sidoqoftë, xhaketa, sandalet Bottega Veneta dhe maska e bardhë e Chrissy-t duken perfekt.

Me ndihmën e sandaleve, Chrissy Teigen shndërroi një xhaketë

E veçanta e look-ut janë patjetër sandalet. Edhe këtë herë, Bottega Veneta – përgjegjës për thekët bohemianë, çizmet prej gome dhe aksesorët prej zinxhiri – nuk zhgënjeu.

Me ndihmën e sandaleve, Chrissy Teigen shndërroi një xhaketë