Eliza Dushku dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, do të bëhen prindër për herë të dytë. Aktorja publikoi një foto në profilin e saj në Instagram, ku duket barku i rrumbullakosur.
“Mama për herë të dytë. Peter dhe B. [djali i saj] sa ju dua,” shkruan Eliza.
Eliza dhe Peter janë prindër të një djali, Philip Bourne, i cili erdhi në jetë në fillim të gushtit të vitit 2019.
Ata u martuan në gusht të vitit 2018, në një ceremoni të fshehtë. Peter Palandijan është president i “Intercontinental Real Estate Corporation” me qendër në Boston, kompani që është themeluar nga i ati. 57-vjeçari është baba i 4 fëmijëve të tjerë që kanë ardhur në jetë nga martesa e mëparshme.