Celebrity

Intervista e rrallë e princit Harry: ‘Kisha frikë se përsëritej historia’

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2021

Intervista e rrallë e princit Harry: ‘Kisha frikë se

Duka i Sussex-it, i cili tronditi Britaninë e Madhe kur ai dhe bashkëshortja Meghan Markle u tërhoqën nga detyrat mbretërore, tha për Oprah Winfrey se ai ishte shqetësuar se mos historia përsëritej, duke iu referuar nënës së tij.

CBS ka publikuar dy klipe të shkurtra nga intervista e Winfrey me çiftin, intervistë që është planifikuar të transmetohet në 7 mars. Kjo intervista e parë televizive që ata kanë dhënë që kur u zhvendosën në Kaliforni vitin e kaluar.

Intervista e rrallë e princit Harry: ‘Kisha frikë se

"Shqetësimi im më i madh ishte përsëritja e historisë," tha Harry, me sa duket duke iu referuar nënës së tij, Diana, e cila ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare në një aksident me makinë në Paris teksa ndiqej nga paparacët.

"Unë thjesht jam i lehtësuar dhe i lumtur që po flas për të me ty me gruan time në krah", tha princi. "Për shkak se nuk mund ta imagjinoj si mund të ketë qenë për të [Diana-n], të kalonte këtë proces vetë gjithë vite më parë.”

"Ka qenë tepër e vështirë për ne të dy, por të paktën kemi pasur njëri-tjetrin,” shton ai.

Intervista e rrallë e princit Harry: ‘Kisha frikë se

Në një intervistë me James Corden “The Late Late Show” javën e kaluar, Harry tha ndërhyrja e mediave në jetën e familjes së tij ishte shkaku kryesor i largimit nga mbretëria.

Intervista e rrallë e princit Harry: ‘Kisha frikë se