Anonim të lutem

Shqiptarët tregojnë për gafat më të sikletshme dhe qesharake në punë

Shkruar nga Anabel

2 Mars 2021

Shqiptarët tregojnë për gafat më të sikletshme dhe

Të të vijë për gjumë në ambientin e punës është kaq e zakontë, por vështirë të të zërë gjumi, por sidoqoftë nuk është e pamundur. Me dhjetëra ndjekës, të pyetur në Instagramin e Anabel Media për gafat në punë, treguan se i ka zënë gjumi. Të tjerë përmendën situatat e sikletshme me shefat ose klientët, të cilat i gjeni në vijim.

1) Dërgova e-mail pikërisht te personi që po shaja.

2) Kyça derën e zyrës tre herë me çelës, ndërkohë që isha me një koleg djalë brenda.

3) Harrova të vishja reçipetat në mëngjes nga nxitimi dhe ne punojmë veshur me këmisha.

4) Punoj në aeroport në Rinas. Kur isha turni i tretë, shkova me pantofla se isha përgjumësh dhe harrova të vishja këpucët.

5) I dërgova shefit sms të cilën do ia nisja shoqes ku i shkrova “shefi iku”.

6) Në fund të emailit, në vend që të shkruaja emrin tim, shkrova emrin e shefit.

7) Në vend që t’i thoja klientit “Mirupafshim”, i thashë “Mirëmëngjes”.

8) Pyeta një klient se si i kishte njerëzit në shtëpi dhe ai më tha që nënën e kishte pasur keq. Unë i thashë, “Më bëhet qejfi”, sepse mendova se do thoshte ndonjë përgjigje klishe.

9) Shkova në punë me këpucë të ndryshme.

10) Ditën e parë që shkova në punë, sapo u ula në karrigë, pata gazra me zhurmë. Isha vetëm unë dhe shefja.

11) I thashë shefes: “Bëj ça dua vetë, nuk të pyes ty”.

12) Shkova e dehur në punë dhe ngacmova pronarin. E tmerrshme.

13) Në vend që t’i shkruaja drejtorit “Punë të mbarë, Juna”, shkrova “Junë të mbarë, Juna”.

14) Kam nisur email pune te një kliente e huaj e cila quhej Mariana: “Dear Marjuana”.

15)  I thërrita gruas së shefit në emër të dashnores së tij. Sigurisht që gruaja e dinte emrin e saj.

16) I dërgova padashje shefit screenshot të bisedës.

17)  Ika një herë me pizhama në punë.

18) Mbylla padashje në zyrë auditin e drejtorisë së përgjithshme. Ai gjithë natën fjeti në zyrë.

19) Në një takim në Zoom, të cilin e organizova unë, harrova të bllokoja zërin dhe dëgjoja muzikë në YouTube.

20) Mbylla kasafortën e bankës për 24 orët e ardhshme. S’kishte lekë ditën tjetër.

21) Punonim në Excel dhe më pyet shefi, “Në çfarë pike ke arritur te dokumenti?”. Unë i them, “Te pika G”.

22) Im shoq (drejtor) u fut në zyrë me kapëse flokësh që ia kish vënë vajza jonë tre vjeç në mëngjes.

23) Kur po mbyllja telefonatën me shefin, duke qenë se nuk e kisha mendjen te ai, i thashë: “Ok zemër, të puth”.

24) U thashë kolegëve “Jam bossi këtu”, ndërkohë që pronari ishte aty dhe unë nuk e dija.

25) Në vend të tostit, mora gjysmë buke me vete.

26) Më kishte zënë gjumi. Shefi e ka tavolinën ngjitur me mua. U çova kur gërhita.

27) Shkova në punë në ditën e pushimit.

28) Punoj në bankë. I kërkova një zotërie kartën e identitetit për të filluar veprimet dhe ndërkohë nuk e shoh fare në sy. Shoh kartën dhe i them, “Zotëri, kartën tuaj, jo të zonjës”. Më sheh gjithë inat dhe më thotë, “Jam unë me flokë të gjatë”. Lëshon flokët pastaj. E merrni me mend fytyrën time.

29) Dikur punojë në nja portal lajmesh dhe e kisha me aq qejf sa jam çuar natën somnambul dhe kam shkruar një lajm: Fatos Nano publikon albumin e ri me Kanye West, u veshën nga Gucci dhe sfiluan në muzeun e Luvrit. Kur u zgjova në mëngjes dhe shoh te draft, kam qeshur një orë.

Shqiptarët tregojnë për gafat më të sikletshme dhe