Showbiz dhe TV

Arbenita dhe Fero zbulojnë gjininë e bebit

Shkruar nga Anabel

3 Mars 2021

Arbenita dhe Fero zbulojnë gjininë e bebit

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero do të bëhen së shpejti prindër të një vajze. Modelja postoi këtë foto në Instagram, e cila u ripostua nga Fero me mbishkrimin që zbuloi gjininë e foshnjës.

“Çikat e mia,” shkroi ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FERO (@ferofera)

Ditë më parë, Arbenita, përmes një postimi në Instagram, u shpreh se është në muajin e tetë të shtatzënisë. Fëmija i tyre pritet të vijë në jetë në fund të këtij muaji, ose në fillim të prillit.

Modelja konfirmoi shtatzëninë e përfolur duke organizuar një giveaway. Zgjedhje e çuditshme, por kush jemi ne të gjykojmë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli)

Lidhja e Feros dhe Arbenitës, të dy 23 vjeç, është publike që prej vitit 2018.