Sa e sikletshme mund të jetë të të kapë i/e dashuri/a duke i kontrolluar telefonin, ose më keq akoma, duke i vjedhur një nga rrjetet sociale? Shumë, shumë e sikletshme. Po sikur stafi i mësuesve të shkollës të zbulojë që ti shisje tezat e provimeve dhe organizoje festa me lekët? Tmerr. As të mos e mendojmë se si duhet të ndiheni nëse një nga prindërit ju dëgjon teksa shani (me fjalor banal) njerëz të tjerë në telefon.
Por, nuk po ju zbulojmë më shumë. Dimë vetëm të themi që askush nuk do të donte të ishte në vendin e këtyre 10 njerëzve të mëposhtëm, të cilët treguan te Anabel në Instagram ngjarjen e tyre të sikletshme “kur i kapën mat”.
1. Më kapën Instagramin fake shokët dhe shoqet e klasës, ndërkohë që kisha bërë komente negative për ta.
2. I bëra screenshot bisedës me dikë dhe padashje ia çova personit me të cilin po flisja.
3. Më kanë kapur duke gatuar në mes të natës.
4. I thashë babit që po eci ngadalë me makinë, ndërkohë më kap me 100 km/h sepse ishte në rrugë.
5. Shisja tezat e provimeve dhe me lekët që mblidhja, organizoja party. Hapën kamerat e shkollës dhe mora paralajmërim.
6. Më ka kapur mami duke masturbuar. Akoma e kujtoj tmerrin në fytyrën e saj.
7. I kam vjedhur WhatsApp-in të dashurit. Më kapi mat i shkreti. Turp.
8. Më kapi bashkëshorti duke i kontrolluar telefonin në orën 2 të natës.
9. Më dëgjoi babai duke sharë në telefon disa që më merrnim me numër privat. Po çfarë të sharash ama!
10. Më zbuloi mami pilulat kontraceptive (nuk e dinte që kisha të dashur).
- Kontroll për thonjtë, sheqer, ujë nga Kisha e Laçit: 20+ tradita të shqiptarëve në vendin e punës
- Shqiptarët tregojnë për gafat më të sikletshme dhe qesharake në punë
- Pyetëm ndjekësit për gjënë e parë që vënë re re kur takojnë dikë dhe ja si u përgjigjën
- Shqiptarët tregojnë gjërat më të çuditshme që kanë dëgjuar nga taksistët
- Shqiptarët tregojnë 30+ vendet më të çmendura ku kanë bërë seks
- Këta shqiptarë thanë gjëra të çuditshme në një intervistë pune (dhe sërish, disa u punësuan)
- Këta 10+ shqiptarë kanë kaluar një Shën Valentin të pazakontë