Celebrity

Njerëzit pyesin pse familja mbretërore po heton Meghan Markle, por jo princin Andrew

Shkruar nga Anabel

5 Mars 2021

Njerëzit pyesin pse familja mbretërore po heton Meghan Markle, por jo

Meghan Markle është trajtuar ndryshe nga tabloidët, krahasuar me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore. Diferenca është ndjerë veçanërisht këtë javë, ku disa ditë para transmetimit të intervistës së saj me Oprah Winfrey, Buckingham Palace njoftoi se do të hetojë mbi pretendimet se Meghan Markle ka bullizuar ish-stafin gjatë kohës kur jetonte në Kensington Palace.

Meghan mohoi pretendimet, duke i quajtur ato "sulmi i fundit ndaj karakterit të saj" në një deklaratë të mërkurën. Ndërkohë njerëzit në Twitter nuk pajtohen me standardin e dyfishtë: Teksa Meghan do të shqyrtohet me hollësi për akuzat, shumë pretendime për abuzim seksual kundër princit Andrew janë anashkaluar nga familja mbretërore.

Njerëzit pyesin pse familja mbretërore po heton Meghan Markle, por jo

Familja mbretërore kurrë nuk ka hetuar publikisht miqësinë e princit Andrew me trafikantin e fëmijëve Jeffrey Epstein, të cilin ai e njohu në vitin 1999 dhe qëndroi në kontakt me të, pasi Epstein u dënua për vepra seksuale.

Princi Andrew, djali i mbretëreshës Elizabeth, tha se nuk u pendua për lidhjet e tij me Epstein në një intervistë të vitit 2019. Time e citoi atë të thoshte, "njerëzit që takova dhe mundësitë që m'u dha për të mësuar ose prej tij ose për shkak të tij ishin në të vërtetë shumë të dobishme".

Ai u largua nga detyrat e tij mbretërore menjëherë pas dhe mohoi krimet e Epstein, por pretendimet e vetë princit Andrew për sulme seksuale nuk janë harruar nga publiku. Njerëzit u janë drejtuar rrjeteve sociale për të shprehur zhgënjimin dhe konfuzionin se sa ndryshe po trajtohen dy anëtarët e familjes mbretërore.

Disa kritikuan rolin e medias duke marrë parasysh raportimin për princin Andrew:

Princit Andrew i është ushtruar presion që duhet të bashkëpunojë me FBI-në për të hetuar të dashurën e Epstein, Ghislaine Maxwell, e cila pret gjykimin e korrikut për abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të të miturve.

Njerëzit në Twitter shkruajnë se Buckingham Palace duhet të marrë energjinë për të hetuar bullizmin e pretenduar të Meghan Markle – të cilin shumë e konsiderojnë edhe strategji paraprake për të diskredituar figurën e saj para intervistës me Oprah – dhe ta drejtojë te princi Andrew.

Në fund të vitit 2019, princ Andrew u bë kryefjala e titujve pasi adresoi për herë të parë shoqërinë me Jeffrey Epstein, miliarderin 66-vjeçar që u akuzua për krime të shumta seksuale dhe pretendohet se vrau veten në qeli. Epstein akuzohej për trafikim seksual të vajzave minorene.

Njerëzit pyesin pse familja mbretërore po heton Meghan Markle, por jo
Princ Andrew dhe Jeffrey Epstein.

Lidhja me Princ Andrew dhe Epstein u bë pasi u publikuan disa imazhe të princit në vilën e miliarderit, realizuar në vitin 2010. Princi dha një intervistë për BBC Newsnight për të sqaruar situatën, por thjesht përkeqësoi gjendjen. Ai hoqi dorë nga gjithë detyrat mbretërore.

Në dhjetor 2019, Virginia Giuffre, dikur Virginia Roberts, vajza me të cilën thuhet se Princ Andrew ka abuzuar seksualisht, dha një intervistë për Panorama TV. Ajo tha se e sollën në Mbretërinë e Bashkuar kur ishte 17 vjeçe, posaçërisht për të bërë seks me princin”, deklaratë që u kundërshtua nga Buckingham Palace.

Njerëzit pyesin pse familja mbretërore po heton Meghan Markle, por jo
PRINC ANDREW, VIRGINIA ROBERTS GIUFFRE DHE GHISLAINE MAXËELL

Princ Andrew, në intervistën për BBC, e pati të pamundur të shpjegonte një fotografi ku shfaqej në shoqërinë e Giuffre-s, duke thënë thjesht se fotografia mund të jetë montazh.

Njerëzit pyesin pse familja mbretërore po heton Meghan Markle, por jo