Me siguri nuk e keni vënë re që Jennifer Aniston ka një tatuazh në dorën e saj në të cilin është shënuar 11:11. Ata që e dinin, për shumë kohë kanë pyetur veten se ç'kuptim ka një tatuazh i tillë deri më tani që e zbuluan, falë mikeshës së ngushtë të aktores.
View this post on Instagram
"11:11" është një tatuazh që Jenny dhe shoqja e saj e ngushtë, Andrea Beneëald e kanë bërë si simbol të miqësisë së tyre.
Kur Aniston kishte ditëlindjen, mikesha e saj e uroi me një foto ku dukeshin duart e të dyjave dhe tatuazhet "11:11". Të njëjtin urim bëri dhe ylli i "Friends" për ditën e lindjes së mikeshës.
Tatuazhi i kujton gjithmonë të njëjtën gjë. Çastet e kaluara bashkë për vite e vite me radhë. Një ide e mirë nëse po mendonit për një tatoo matchy-matchy me shoqen/shokun e ngushtë.
Burimi: Cosmopolitan