Në një intervistë për rubrikën “50 pyetje” në Prive, makeup artistja Sellma Kasumoviq u shpreh se ajo çfarë e dallon martesën e saj ndoshta është fakti që ishte ajo që i propozoi për martesë bashkëshortit.
Sellma nuk ndau detaje nga propozimi i bashkëshortit, Pleurat Spahiu, me të cilin ka dy djem, Teon dhe Diellin. Nuk dimë kur dhe si ndodhi propozimi, por dyshojmë që Sellma të ketë pritur datën 29 shkurt. Sipas një gojëdhëne të vjetër irlandeze, në Britaninë e Madhe, çdo vit të brishtë, më 29 shkurt vajzat mund t’u propozojnë djemve për martesë.

Në ditët e sotme, nuk është e nevojshme të bazoheni te kjo traditë e vjetër. Nëse mendoni se jeni ju ajo që duhet ta bëjë hapin e para, jepini. Ai bën mirë të thotë: “Po, pranoj!”
Për vajzat shqiptare, rezultatet e kërkimit në Google nuk na treguan ndonjë rast përveç Sellmës, ndërsa nga personazhet e huaj përmendim:
Elizabeth Taylor propozoi për martesë: Michael Wilding
Kristen Bell ka propozuar për martesë: Dax Shepard
Britney Spears ka propozuar për martesë: Kevin Federline
Pink ka propozuar për martesë: Carey Hart
Diane von Furstenberg ka propozuar për martesë: Barry Diller
Judge Judy ka propozuar për martesë: Jerry Sheindlin
Jennifer Hudson ka propozuar për martesë: David Otunga
Billie Piper ka propozuar për martesë: Chris Evans
Gretchen Rossi ka propozuar për martesë: Slade Smiley