Make-Up

Sellma tregon gabimin që bëjnë vajzat shqiptare me makeup-in

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2021

Sellma tregon gabimin që bëjnë vajzat shqiptare me makeup-in

Të gjithë gabojmë me makeup-in. Në të shumtën rasteve (gjithmonë, duh), peneli te sytë nuk është njësoj. Ndonjëherë, nuk i shkrijmë mirë ngjyrat te tonet e syve. Ndodh edhe që të harrojmë pa lyer qerpikët (oh, ky është tmerri). Por janë gjëra që ndodhin. Le ta pranojmë dhe të ngushëllojmë veten. Por çfarë duhet të kemi kujdes më së shumti? Sellma përgjigjet.

Në një intervistë për Prive, artistja e makeup-it, një nga më të preferuarat e personazheve shqiptarë, fama e të cilës i ka kaluar kufijtë, u pyet se cili është gabimi që bëjnë vajzat shqiptare me grimin.

“Ndoshta, [ashtu siç] thotë një fjalë e vjetër popullore, që përdorin grim vend e pa vend. Si është vendi, është edhe kuvendi. Vetëm atë të korrigjojnë, ndoshta.” – tha ajo.

Me fjalë të tjera, Sellma thotë që të shmanget grimi i papërshtatshëm – si glamoroz – në përditshmëri ose të tjera vende dhe situata, ku ai minimalist është zgjedhja e duhur. Pra, “makeup pa makeup” – grim minimal, buzëkuq nude dhe qerpikë të lyer.

Sellma tregon gabimin që bëjnë vajzat shqiptare me makeup-in