Eja shohim pak Tv

Ku qëndron problemi i rikthimeve (pas skandaleve) në Për’Puthen

Shkruar nga Anabel

8 Mars 2021

Ku qëndron problemi i rikthimeve (pas skandaleve) në

Cilado qoftë mënyra se si lindi proverba “çudia më e madhe tri ditë zgjat”, sot duket se është e zbatueshme pothuajse në çdo rrethanë. Për’Puthen është shembulli i fundit i saj, konkretisht në televizion.

Rikthimi i papritur, i pashpjegueshëm, i paqartë dhe pse jo i panevojshëm, i Teas dhe Beartit në “Për’Puthen Prime” nxiti një numër të lartë reagimesh (negative) në rrjete sociale. Pas gjithë çfarë u tha nga ish-konkurrentët, të cilët fajësuan produksionin për kontrata të frikshme, si edhe nga vetë produksioni, që fajësoi dyshen Tea-Andi për lojë dhe mashtrim, Tea ftohet në emision dhe pritet me po të njëjtin entuziazëm si dita kur u largua nga emisioni bashkë me Andin, thjesht pa llokume dhe oriz.

Ku qëndron problemi i rikthimeve (pas skandaleve) në

Moderatorja Bora Zemani u shpreh se është më mirë të lënë pas të kaluarën dhe të përqendrohen tek e tashmja. Gjithë biseda tha shumë gjëra, por nuk sqaroi asgjë se çfarë ndodhi në të vërtetë: Kush mashtroi kë?

Ku qëndron problemi i rikthimeve (pas skandaleve) në
Tea dhe Bearti duke u puthur në "Për'Puthen Prime", 7 mars.

Tea dhe Bearti nuk janë të vetmit që rikthehen pasi janë larguar ose përjashtuar. Ana u largua për thyerje të rregullores dhe më pas u ftua si opinioniste për të dhënë mendimin e saj për një program rregullat e të cilit ajo i theu. Përpos kësaj, Ana edhe u punësua si gazetare, por kjo është tjetër çështje.

Ku qëndron problemi i rikthimeve (pas skandaleve) në

Ku qëndron problemi i rikthimeve (pas skandaleve) në
Ana si opinioniste në "Për'Puthen Prime"

Por nëse kthimi i Anës nuk ishte aq i bujshëm (sepse as largimi i saj nuk qe i tillë), vështirë të themi të njëjtën gjë për Shqipen. Ish-konkurrentja u largua për ofendime, homofobi dhe “sjellje të papërshtatshme dhe të dënueshme në raport me moralin shoqëror, çka nuk e klasifikon atë si një model që të rinjtë duhet ta ndjekin”, sipas deklaratës së programit. Shqipes iu kërkua të kërkonte ndjesë sepse qëndrimet binin ndesh me pikëpamjet dhe rregullat e Top Channel, ndonëse javë më vonë u ftua në “Portokalli”, në po të njëjtin televizion që e përjashtoi.

Ku qëndron problemi i rikthimeve (pas skandaleve) në
Largimi i Shqipes nga "Për'Puthen"

Ku qëndron problemi i rikthimeve (pas skandaleve) në

Pas “Portokallisë”, Shqipja, ndonëse nuk kërkoi ndjesë, u ftua fillimisht si ish-konkurrente në “Për’Puthen Prime” dhe shpjegoi se nuk kishte asnjë problem me produksionin, por me konkurrentët që bënin lojë, pa prekur në asnjë moment homofobinë (qëndrim për të cilin u përjashtua). Përpos kësaj, u shfaq edhe si opinioniste në “Për’Puthen Prime”.

Ku qëndron problemi i rikthimeve (pas skandaleve) në
Rikthimi i Shqipes në "Për'Puthen"

Vetëm Arjoni nuk është shfaqur sërish, por nuk do të ishte çudi aspak.

Në gjithë këtë bujë largimesh dhe rikthimesh, problemi nuk qëndron te fakti që vendosin të largohen/përjashtohen dhe më pas të rikthehen, por te mënyra e rikthimit a thua se nuk ka ndodhur asgjë. Miliona klikime, mijëra njerëz që ndjekin programin me ose pa ndonjë interes specifik, nuk marrin asnjë shpjegim të vetëm se çfarë ndodhi, pse këta njerëz u shfaqën sërish dhe cili është qëllimi?

Ku qëndron problemi i rikthimeve (pas skandaleve) në
Komente në "Për'Puthen Live" në Youtube për ardhjen e çiftit Tea-Beart

Nëpër komente në rrjete sociale, të shumtë janë njerëzit që ironizojnë situatën. “Ne publikun na trajtojnë si peshq...sa afatgjatë mendojnë se e kemi memorien?” shkruan dikush mes shumë të tjerëve.

Ku qëndron problemi i rikthimeve (pas skandaleve) në
Komente mbi emisionin e fundit (7 mars)