Shëndeti oral konsiderohet gjerësisht si një nga aspektet më të rëndësishme të shëndetit tonë të përgjithshëm. Sidoqoftë, mbase po aq e përhapur është edhe frika nga dentisti/ja. Kjo frikë e zakonshme mund të burojë nga një numër emocionesh që lidhen me shqetësimet mbi shëndetin oral, si dhe nga përvojat e mundshme të këqija që mund të keni përjetuar.
Por për disa njerëz, frika të tilla mund të vijnë në formën e dentofobisë (e quajtur ndryshe edhe odontofobi). Ashtu si fobitë e tjera, kjo përcaktohet si një frikë ekstreme ose irracionale ndaj objekteve, situatave ose njerëzve - në këtë rast, dentofobia është frika ekstreme e takimit te dentisti/ja.
Duke pasur parasysh rëndësinë e kujdesit oral për shëndetin tuaj të përgjithshëm, frika nga dentisti/ja nuk duhet t'ju mbajë larg nga kontrollet dhe pastrimet e rregullta.
Frika vs Fobia
Frika dhe fobitë shpesh diskutohen në mënyrë të njëjtë, por këto dy gjendje kanë disa ndryshime të dukshme ndërmjet tyre. Një frikë mund të jetë një mospëlqim i fortë që mund të shkaktojë shmangie.
Nga ana tjetër, fobia është një formë shumë më e fortë e frikës. Fobitë konsiderohen si një lloj çrregullimi ankthi dhe dihet se shkaktojnë shqetësime ekstreme dhe shmangie - aq shumë, saqë këto ndërhyjnë në jetën e përditshme. Karakteristikë tjetër e fobisë është se nuk është diçka që ka të ngjarë t'ju shkaktojë dëm në realitet, por mendohet e kundërta.
Të qenit i frikësuar nga dentisti/ja mund të nënkuptojë që nuk ju pëlqen të shkoni dhe zgjidhni të shtyni takimet derisa të jetë e nevojshme. Ndoshta nuk ju pëlqen ndjenja dhe tingujt e pajisjeve të përdorura gjatë pastrimeve dhe procedurave të tjera, por gjithsesi i duroni ato.
Në krahasim, dentofobia mund të paraqesë një frikë kaq të rëndë sa të shmangni krejtësisht dentistin. Edhe thjesht përmendja ose mendimi i dentistit mund të shkaktojë ankth. Mund të ndodhin edhe makthe dhe sulme paniku.
Nëse besoni se frika juaj nuk është e zakonshme, por është fobi, duhet të kërkoni trajtim, i cili mund të jetë një kombinim i terapive dhe/ose medikamenteve.
- Të kuptuarit e antropofobisë – frika nga njerëzit
- Koronafobia është një çrregullim i ri i pandemisë: Ja çfarë duhet të dini
- Studimi tregon se homofobia dhe inteligjenca lidhen me njëra-tjetrën në këtë mënyrë!
- Fobia nga nata dhe errësira: Ku ndryshon niktofobia nga frika e zakonshme
- Takofobia: Si është të kesh fobi shtatzëninë dhe lindje
Burimet: Health, WebMD