Nëse keni dëgjuar frazën "kemi nevojë për hapësirë" apo thjesht e keni kuptuar se ka diçka që s'shkon me partnerin tuaj ndoshta është vërtet koha për të reflektuar. Mos insistoni duke i kërkuar të hani një darkë apo të kaloni më shumë kohë bashkë, praktikisht çdo gjë që ai/ajo të heqë nga koka mendime të tjera.
Ndonëse këto plane kryesisht funksionojnë, e mira është ta lini të qetë në hapësirën e tij. Si ta bëni këtë?
Varet nga situata! Mund të duhet vetëm 1 orë kohë ose disa muaj, në varësi të individit dhe nevojave të tij. Nëse ndiheni të paqartë për mënyrën sesi mund ta ndihmoni, pyeteni. Konfirmojeni për sa kohë kanë nevojë por çfarë duhet të qartësoni është kuptimi i fjalës "hapësirë".
Për disa, hapësira është shkëputja nga teknologjia dhe fokusi mbi realitetin, për të tjerë hapësira është fizike, prandaj si fillim duhet ta pyesni.
A është ok fakti që ai/ajo kërkon hapësirë?
Nëse jua shprehin vetë të parët është shumë ok që partneri të kërkojë pak kohë për veten, të qetësoheni të ndarë apo të mos komunikoni për pak kohë. Kujto gjithashtu se hapësira është e shëndetshme për të dy, nëse po kaloni një situatë stresuese ose jo. Bëni një bisedë të ndershme që përfshin organizimin e një "plani". Nëse jetoni bashkë, krijoni mundësinë për të qëndruar larg njëri tjetrit edhe fizikisht për pak.
Kujtojini vetes gjithashtu që si partneri i tyre keni të drejtë të dini çfarë po i ndodh dhe se s'duhet të ndiheni sikur po ju largojnë. Vetëm se përpiquni të mos i përshpejtoni gjërat.
Burimi: Bustle