Në fillim Meghan Markle, tani Britney Spears?
Përpara kohës kur të famshmit i thoshin "të vërtetat e tyre" në kanalin e YouTube, kur një personazh publik kishte diçka të rëndësishme për të thënë, ai rrëfehej tek Oprah. Këtu mund të përmendim James Frey, Lindsay Lohan apo Tom Cruise. Publiku në atë kohë mbështetej jashtëzakonisht shumë tek Oprah Winfrey për depërtimin në jetës së personave të famshëm. Kjo iu rikujtua njerëzve edhe ditën e diel, 7 mars, kur Winfrey u ul me princ Harry-n dhe me Meghan Markle për një intervistë që mbetet edhe tani, kryefjalë e shumë botimeve. Ditët e fundit, njerëzit kërkojnë që Oprah të intervistojë Britney Spears, që dhe ajo të thotë të vërtetën e saj.
Kujdestaria dhe jeta personale e Spears u bë me interes publik në shkurt pas premierës së "Framing Britney Spears", një dokumentar që i kujtoi të gjithëve se sa shumë ka kaluar këngëtarja. Njerëzit janë të etur për të dëgjuar anën e historisë së ikonës pop, të pafiltruar dhe ata mendojnë se Winfrey është personi i duhuri për këtë.
"Winfrey është e shkëlqyeshme për t'i bërë njerëzit të hapen - kjo është puna e saj, në fund të fundit - por ajo është gjithashtu një person i dhembshur. Nëse Spears do ta thyejë heshtjen e saj, duhet ta bëjë me dikë me takt, si Winfrey dhe jo si *Diane Sawyer, shprehet dikush.
Njerëzit e kanë gjykuar intevistën e vitit 2003 me Diane Sawyer*, si "të padrejtë dhe gjykuese".
- Unë duke pritur që Oprah të intervistojë Britney-n tani:
Me ëaiting for Oprah's intervieë ëith Britney Spears next. pic.tëitter.com/0ëk55ëjy7D
— Rachel Rohatgi (@rachelrohatgi) March 8, 2021
- Shpresoj që pas kësaj interviste, Meghan dhe Oprah të marshojnë drejt Britney Spears, për ta liruar dhe atë gjithashtu:
I hope after this intervieë, Oprah and Meghan march over to Britney’s house and free her too
— Brianne Fleming (@brianne2k) March 8, 2021
- Duke qenë se pashë edhe "Framing Britney Spears", shpresoj që Oprah ta intervistojë dhe atë gjithashtu:
Having also ëatched “Framing Britney Spears” tonight, here’s hoping Oprah gets that intervieë, too.
— Jeff Rosen (@jeff_rosen88) March 8, 2021
- Oprah, merr Britney-n në intervistën e radhës:
OPRAH, DO BRITNEY SPEARS NEXT
— cher vincent (@chermusings) March 8, 2021
- Që prej 2008-ës, Britney Spears e ka thënë me gojën plot se jeta e saj 'është më keq se burgu'
- Pas akuzave, Justin Timberlake u kërkon publikisht falje Britney Spears dhe Janet Jackson
- I ati i Britney Spears humb të drejtën për të qenë kujdestari i vetëm i saj
- Dokumentari më i diskutuar i momentit: Britney Spears flet për herë të parë
- Fansat e Britney Spears kritikojnë Justin Timberlake: ‘Është e tmerrshme’
- Ku humbi 'Free Britney'? Na e thotë menaxherja e rrjeteve sociale të këngëtares!
Burimi: Glamour