Grammy Awards 2021 e ka lënë hapur derën për Bruno Mars dhe reperin Anderson .Paak, të cilët kërkuan që të performonin në ceremoninë e këtij viti. Mesa duket, Bruno Mars ia doli që të merrte një përgjigje pozitive.
“Bruno Mars dhe Anderson .Paak,
Jemi përpjekur t’ju kontaktojmë gjatë gjithë javës. A keni ndryshuar numrat? Ne të donim shumë që #SilkSonic të bëjë debutimin në TV në Grammy. A jeni të lirë të dielën në mbrëmje? Na ndiqni dhe do t’ju shkruajmë në DM për detajet.”
Sa thjeshtë. Sa këndshëm.
Të shtunën, Bruno kërkoi që organizatorët e Grammy-t t'i vendosnin në listat e këngëtarëve performues. Mars u zotua se do të ndiqnin protokollet e sigurisë, madje bëri shaka duke thënë se janë të gatshëm të bëjnë edhe audicion. Ai shtoi se ata “nuk kanë qenë në gjendje të performojnë prej kohësh” dhe “thjesht duan të këndojnë”.
Këngëtari njoftoi se ai dhe reperi amerikan Brandon Paak Anderson, i njohur me emrin skenik Anderson .Paak, kanë krijuar grupin e njohur si Silk Sonic. Kënga e tyre debutuese, “Leave the Door Open”, u publikua më 5 mars. Albumi debutues do të titullohet “An Evening ëith Silk Sonic”.
Ceremonia e 63 e çmimeve Grammy do të mbahet në datën 15 mars (ora 1 pas mesnatës, me orën tonë lokale).