Eshtë gjithmonë e njëjta dilemë. Nëse i prisni shpesh do ta keni më të vështirë t'i zgjasni, nëse i prisni më rrallë, majat e djegura do të përkeqësohen. Pyetja është: Çfarë nënkuptohet me "shpesh" dhe "rrallë"?
E gjitha varet nga lloji juaj i flokut!
1. Flokët kaçurrel
Nëse doni që t'ju rriten bëni mirë t'i prisni çdo 6 muaj, nëse doni të mbani atë gjatësi dhe stil flokësh, 1 herë në 3 muaj.
2. Flokët e drejtë ose me onde
Për këtë lloj floku më e mira që mund të bëni është t'i prisni një herë në 10 javë ose në 3 muaj. Aq mjafton që floku të duket i shëndetshëm dhe të rritet!
3. Floku i dendur
Ky lloj floku është me tolerant, që do të thotë se nuk ka nevojë të pritet shpesh. Gjithsesi, 1 herë në 6 muaj është e nevojshme.
4. Floku i hollë
Ju që keni flokë të hollë e dini sa shpejt mund t'ju këputet. Për ta parandaluar duhet t'i prisni çdo 2 muaj.
5. Floku i dëmtuar
Këtu përfshijmë majat e djegura nga pjastra apo stilime të tjera të dëmshme. Ju keni nevojë t'i prisni çdo 8 javë që floku të rigjenerohet dhe shanset për t'u këputur të reduktohen.
Burimi: Bright Side
- 8 prerje që i bëjnë flokët e hollë të duken më voluminozë
- Flokët 'brondë' të Hailey Bieber janë mënyra më e mirë për të shmangur 'daljen e bojës' në rrënjë!
- 15+ modele ikonike të flokëve të DiCaprio-s ku mund të frymëzoheni të gjithë, djem e vajza
- Kafeina mund të jetë sekreti për flokë të shëndetshëm e të gjatë: Ç'duhet të dini!
- Askush s’i rikthen vitet ’90 si Bella Hadid: Si ta rikrijoni stilin e saj me ca detaje të thjeshta!
- Kujdesi ndaj flokëve: 5 gabime që mund të jeni duke bërë, sa herë lani flokët!