Make-Up

Truku më i thjeshtë që mund të përdorni për t’i dhënë formë vetullës dhe gjithë fytyrës suaj!

Shkruar nga Anabel

11 Mars 2021

Truku më i thjeshtë që mund të përdorni për

Ndërsa pastrimi dhe heqja e rregullt e vetullave është mënyra e parë që na vjen ndërmend për rregullimin dhe formësimin e vetullës, ekziston dhe një mënyrë e thjeshtë për ta theksuar atë më shumë.

“Nuk ka asnjë mënyrë më të lehtë për të ngritur strukturën e kockës së vetullave dhe për të theksuar harkun e saj sesa duke përdorur një highlighter pak kremoz, mat. Ai i jep zonës së vetullës një shkëlqim natyral dhe e ngre më shumë harkun e vetullës, pa hequr asnjë qime.”

Ekspertët sugjerojnë të zgjidhni diçka mat dhe jo me shumë shkëlqim, pasi përndryshe tërhiqni vëmendjen jo në mënyrën e duhur.

Pas aplikimit të highlighter-it, përdorni një laps ose pluhur vetullash për të plotësuar hapësirat boshe në vetull. Përfundimi: Një vetullë e mprehtë!

Sigurohuni që rezultati pas highlighter-it të mos jetë diçka kaq e shndritshme sa ky në foto:

Truku më i thjeshtë që mund të përdorni për

Por diçka më natyrale dhe e pastër si ky makeup:

Truku më i thjeshtë që mund të përdorni për

Burimi: Well & Good