Muzika

Vazhdon përplasja: Ç’janë ‘komitetet e fshehta’ që detyruan The Weeknd të bojkotojë Grammy Awards

Shkruar nga Anabel

12 Mars 2021

Vazhdon përplasja: Ç’janë ‘komitetet e

Kur nominimet për çmimet Grammy 2021 u njoftuan në nëntor, mijëra njerëz mbetën të habitur kur panë se The Weeknd - një nga artistët më të suksesshëm dhe të vlerësuar të vitit të kaluar, kënga e të cilit “Blinding Lights” u bë e para këngë që qëndron në Top10 e Billboard Hot100 për një vit të plotë - nuk ishte nominuar për ndonjë çmim.

Teksa përlasja me Grammy Awards duket se ishte shuar, në një deklaratë për New York Times këngëtari u shpreh se do të bojkotojë çmimet, të paktën derisa të vendoset ndryshimi.

"Për shkak të komiteteve të fshehta," tha Weeknd, "Unë nuk do të lejoj më që labeli im të paraqesë muzikën time në Grammy".

Situata mbetet e paqartë, pasi është pothuajse e pamundur që votuesit, anëtarët e akademisë si edhe votimet e njerëzve në internet, të mos i jepnin The Weeknd votat e mjaftueshme për t’u nominuar.

Teori të shumta janë paraqitur dhe më së shpeshti thuhet se dikush, pa qenë e qartë se kush, thjesht nuk donte që Weeknd të performonte në Grammy dhe Super Bowl, evente që fillimisht ishin planifikuar vetëm një javë larg.

Wassim Slaiby, menaxheri i The Weeknd, i tha Times se ishte ende e paqartë pse klienti i tij nuk u nominua.

"Ne ishim për shumë javë dhe bëmë dhjetëra telefonata me ekipin e Grammy rreth performancës së Abel deri në ditën e shpalljes së nominimeve," tha Slaiby, i cili njihet si Sal. "Ne u hutuam dhe kërkonim përgjigje."

Slaiby tha se ai shpreson që qëndrimi i The Weeknd të frymëzojë artistë të tjerë të flasin kundër komiteteve të fshehta.

Komitetet e fshehta pretendohet se janë anëtarë të bordit që kanë marrëdhënie me artistë të ndryshëm. Sipas akuzave, mendohet se bordi manipulon procesin për të siguruar që këngë ose albume të caktuara të nominohen.

Pasi u bë publika lista me këngëtarët e nominuar, The Weeknd u shpreh në Twitter: “Grammy-t mbeten të korruptuar. Më detyroheni transparencë mua, fansave të mi dhe industrisë!”

Pas tij, reagoi edhe Drake, i cili jo vetëm që mbështeti publikisht The Weeknd, por në të njëjtën kohë edhe iu kundërvu akademisë, e cila jep çmimet të konsideruara si më prestigjozet në industrinë e muzikës. Përmes një postimi në Instagram, Drake shkroi:

“Mendoj se duhet të ndalojmë së habituri çdo vit për këtë shkëputje të muzikës me ndikim dhe këtyre çmimeve dhe të pranojmë që ajo çfarë ishte më parë forma më e lartë e njohjes, të mos ketë rëndësi për artistët që ekzistojnë tani dhe ata që do të vijnë më pas. Është pak a shumë si një i afërm për të cilin ti pret që të ndryshojë, por ai nuk rregullohet.”

Nicki Minaj ishte një nga artistet që ripostoi deklaratën e Drake. Kujtojmë se më parë ajo ka ironizuar akademinë.

“Nuk e harroj kurrë që Grammy nuk më dha çmimin e Artistit të Ri më të Mirë kur kisha 7 këngë në të njëjtën kohë të renditura në Billboard, më shumë se çdo repere tjetër femër në dekadën e fundit. Ata ia dhanë një njeriu të bardhë, Bon Iver," shkroi ajo në Twitter.

Vazhdon përplasja: Ç’janë ‘komitetet e

Burimet: Variety, New York Times