Shqipëria

Tani, Parku Kombëtar i Vjosës: DiCaprio u kërkon njerëzve të mbështesin dëshirën e shqiptarëve

Shkruar nga Anabel

12 Mars 2021

Tani, Parku Kombëtar i Vjosës: DiCaprio u kërkon njerëzve

Pasi u njoftua nga kryeministri Rama refuzimi i krijimit të digës së Kalivaçit, hapi i radhës nga ambientalistët dhe shoqërinë civile ishte krijimi i një Parku Kombëtar, i cili nëse realizohet, do të jetë parku i parë kombëtar i ndërtuar në një lum të egër si Vjosa.

Për fat të mirë, çështja e Vjosës ka rënë në veshin e aktorit dhe ambientalistit Leonardo DiCaprio, i cili prej kohësh mbështet pasurinë natyrore të Vjosës.

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Europë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara,” shkruan ai në një postim të fundit në Instagram.

Në vijim shton:

“Vjosa është kurora e Zemrës Blu të Europës dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar Parkun Kombëtar të Vjosës, i cili do të ishte parku i parë një lumi të egër në Europë. Le të qëndrojmë me ta. Klikoni linkun në Bio dhe nënshkruani peticionin.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Përmes një video të publikuar nga Patagonia – kompania amerikane e veshjeve që tregton dhe shet veshje për aktivitetet në natyrë dhe promovon mbrojtjen e mjedisit – tregohet rëndësia e ruajtjes së Vjosës. Peticioni u kërkon njerëzve që kanë llogari në Twitter që të ndihmojnë duke shpërndarë projektin e Parkut Kombëtar të Vjosës.

“Njerëzit po ngrihen për të mbrojtur lumin e egër më të madh të Eeropës - Vjosa. Kjo rrugë ujore shkon e paprekur nga burimi në det, duke përqafuar një mozaik habitatesh dhe kulturash që janë lidhur me të për mijëra vjet. #VjosaPërgjithmonë tregon luftën e vazhdueshme për të siguruar të ardhmen e këtij sistemi unik, nga pasiguria politike dhe lakmia oportuniste deri te shpresat për krijimin e një Parku Kombëtar (i pari i këtij lloji në Europë). Pas zgjedhjeve të qeverisë në prill, adhuruesit e lumenjve, qytetarët lokalë dhe konservatorët globalë kanë frikë se kjo ‘Mbretëreshë e Europës’ do të përballet me rrezikun. Në këtë moment historik, njerëzit kudo janë të detyruar të flasin për Vjosën; për ta mbajtur atë të egër, përgjithmonë.” – shkruan Patagonia.

Tani, Parku Kombëtar i Vjosës: DiCaprio u kërkon njerëzve

Tani, Parku Kombëtar i Vjosës: DiCaprio u kërkon njerëzve

Organizata mjedisore Eco Albania shkruan se “Sipas draft raportit, institucioni i BE ‘I kërkon autoriteteve shqiptare të minimizojnë ndikimin në biodiversitet duke frenuar zhvillimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura, në veçanti në lumenjtë Valbona dhe Vjosa dhe të shpallin sa më pare luginën e Vjosës Park Kombëtar duke përfshirë gjithë gjatësinë e lumit në përputhje me njoftimin e qeverisë shqiptare’.”

Eco Albania thekson se 94% e shqiptarëve mbështesin projektin e krijimit të Parkut Kombëtar.

“Më 25 prill, populli shqiptar do të zgjedhë një qeveri të re që ka fuqinë për të mbrojtur Vjosën përgjithmonë. Pyesni kandidatët tuaj: A e mbështesni Parkun Kombëtar të Vjosës?” – shkruan Patagonia.

Për të firmosur peticionin nga Patagonia, “Blue Heart - The Fight For Europe’s Last Wild Rivers”, klikoni këtu.

Tani, Parku Kombëtar i Vjosës: DiCaprio u kërkon njerëzve