
Pavarësisht se si e sjellin në jetë një fëmijë, nënat janë luftëtare dhe nuk ka asnjë problem që të marrësh pak ndihmë nga mjekësia moderne. Në fakt, studimi i fundit tregon se 71% e grave shtatzëna marrin epidural ose anestezi tjetër kurrizore, sipas një studimi të botuar në revistën Anesteziologji.
Ato e dinë shumë mirë atë çfarë disa njerëz po shpërndajnë nëpër TikTok për të edukuar miliona njerëz: Gjilpërat epiduriale janë masive.
Në një video, e cila është parë më shumë se 13 milionë herë, studenti i mjekësisë me qendër në Miami, Hansel Viera dhe Dr. Carlos De La Hoz tregojnë tri gjilpëra të ndryshme, duke u kërkuar njerëzve të përcaktojnë se cila madhësi është gjilpëra epidurale. Spoiler: Është ajo më e madhja.
Gjilpëra përdoret për të drejtuar një kateter në pjesën e poshtme të shpinës përmes së cilës administrohet ilaçi i dhimbjes. Gjithashtu, një anestetik lokal vendoset në zonë para se të futet gjilpëra epidurale.
"Me këtë, pacienti do të ndiejë minimumin e dhimbjes të gjilpërës epidurale teksa depërton në lëkurë", tha Hansel për Buzzfeed.
Dhe madhësia është gjithashtu thelbësore.
"Gjilpërat epidurale janë të gjata në mënyrë që të kemi mundësi më të mirë për të hyrë në hapësirën epidurale. Pyetja më e zakonshme është," A shkon deri në fund?” Dhe përgjigjja [në] shumicën e rasteve është jo, por përsëri, ajo ndryshon nga pacienti në pacient. "
Të gjitha këto janë bazat për këdo që ka menduar ndonjëherë të mbetet shtatzënë. Habitja e njerëzve nëpër rrjete sociale pas videos dëshmon se ka shumë pak informacion rreth aspekteve të kujdesit shëndetësor të grave.
TikTok University, faleminderit!
Artikull i rekomanduar: Lindja natyrale vs Epidural: Çfarë duhet të dini
Burimet: Health, Parent.com, Buzzfeed