Celebrity

Skandali që mendohet se i dha fund lidhjes së J.Lo me Alex Rodriguez

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2021

Skandali që mendohet se i dha fund lidhjes së J.Lo me Alex Rodriguez

Pas pasi mediat raportuan se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk janë më bashkë, nisi të qarkullojë një skandal i pretenduar, i cili mendohet të ketë qenë “goditja” finale për lidhjen e tyre.

Çfarë u tha në janar?

Dyshimet se Alex kishte tradhtuar Jennifer Lopez nisën në janar të këtij viti. Ndonëse emri i tij nuk u përmend fillimisht, njerëzit në Twitter nuk e patën të vështirë të kuptonin se për cilin bëhej fjalë. Në një spektakël të realizuar nga moderatori Andy Cohen me ribashkimin e protagonistëve të “Southern Charm” – një reality show amerikan që përqendrohet te disa njerëz që zbulojnë jetën e tyre personale në Charleston, South Carolina – u përfol lidhja e e Madison LeCroy, një prej protagonisteve, me një ish-lojtar bejzbolli teksa Madison ishte në një lidhje me një tjetër anëtar të “Southern Charm”, Austen Kroll.

Skandali që mendohet se i dha fund lidhjes së J.Lo me Alex Rodriguez
Austen Kroll dhe Madison LeCroy

Cohen zbuloi se burri me të cilin Madison mendohej se kishte pasur një lidhje ishte një “ish-lojtar i MLB” (MLB - Major League Baseball). Ajo pranoi se kishte folur, por nuk ishte takuar fizikisht.

Një tjetër anëtar i kastit, i pranishëm në shfaqje, Craig Conover, e quajti Madison “gënjeshtare” dhe shtoi se ajo udhëtoi për në Miami për t’u takuar me të.

Skandali që mendohet se i dha fund lidhjes së J.Lo me Alex Rodriguez
Madison LeCroy dhe Craig Conover

“Ai më kontaktoi dhe po, folëm, por përveç kësaj, nuk kishte asgjë...Nuk e kam takuar dhe nuk e kam prekur kurrë,” tha Madison.

Ç’ndodhi më vonë?

Pas zërave se mund të jetë Alex Rodriguez, i fejuari i Jennifer Lopez, Madison pranoi se po, bëhej fjalë për Alex. Për Page Six ajo u shpreh se thjesht folën në Facetime.

“Ai nuk e ka tradhtuar fizikisht të fejuarën e tij me mua. Nuk dua asgjë të keqe për familjen e tij, ose për timen. Jemi të pafajshëm në këtë."

Skandali që mendohet se i dha fund lidhjes së J.Lo me Alex Rodriguez

Po tani?

Një burim për Page Six u shpreh se “skandali me Madison LeCroy ishte arsyeja pse ata u ndanë. Kishin probleme, por Jennifer u turpërua shumë nga kjo”.

Burime pranë Rodriguez thanë se nuk janë takuar kurrë.

Pak kohë më parë, J.Lo tha se ajo dhe Alex kishin kërkuar ndihëm e një terapisti teksa qëndronin në karantinë. “Ka qenë shumë mirë. Duhet të punojmë me veten. Bëmë terapi,” deklaroi ajo për Allure.

Skandali që mendohet se i dha fund lidhjes së J.Lo me Alex Rodriguez

Në mars të vitit 2019, Jose Canseco, ish-bejzbollist dhe ish-shok i Alex, deklaroi se në fakt Rodriguez e ka tradhtuar dhe vazhdon ta tradhtojë Lopez-in me një ish-partnere, Jessica- n.

“Nuk kanë rëndësi fare. Unë e di cila është e vërteta. E di kush është ai. Ai gjithashtu më njeh mua. Ne jemi të lumtur dhe s’kemi ndërmend të lëmë të tjerët të vijnë e të na thonë se si është marrëdhënia jonë. Unë e di si është!” tha asokohe J.Lo në një intervistë për “The Breaktfast Club”.

Ata u ndanë “disa javë më parë,” tha një burim pranë (ish)çiftit për CNN. “Nuk duket se ata do të kthehen bashkë,” u shpreh burimi duke shtuar se Rodriguez nuk ka qenë i shoqëruar nga Jennifer këto javët e fundit, ndonëse zakonisht ajo qëndronte pranë tij.

I vetmi reagim i tyre janë dy fotot e postuara në Instagram, që s'duken dhe aq rastësore.