Rritja e volumit të buzëve me lip fillers (mbushës buzës) është kthyer ditët e sotme në një nga procedurat më të shpeshta estetike. Megjithatë, për vajzat që nuk i preferojnë për një sërë arsyesh ose për ato që i duan buzët pak më të fryra vetëm me raste të caktuara, ka gjithnjë një zgjidhje alternative: Makeup-i i mirë.
Videot më poshtë ju tregojnë shkurtimisht se si këto youtubers arrijnë t'i bëjnë buzët të duken më të plota vetëm me makeup. Nga komentet në YouTube dhe nga vetë ato, duket se disa prej tyre kanë aplikuar fillimisht fillers, megjithatë ka edhe YouTubers si Noel Labb, e cila e bën ndryshimin duke filluar me buzë shumë të holla si bazë.
Video të tjera gjeni edhe më poshtë:
Kryesisht do t'ju duhen lapsa dhe buzëkuqë në ngjyra toke, bezhë, nude, pudër e thatë dhe një furçë dhëmbësh që s'e përdorni më.