Hailey Bieber e adhuron elegancën e Saint Laurent dhe pas fotove që do të shihni më poshtë, mund ta kuptoni pse. Supermodelja, e ftuar pak ditë më parë në "The Tonight Show" me Jimmy Fallon u shfaq e veshur me një fustan të zi prej dantelle kombinuar me astar nude.
Dekolteja sa elegante aq edhe seksi e bën fustanin perfekt për një "date night". I keni thënë të gjitha duke mos thënë asgjë! Ky fustan është praktikisht zgjedhja e parë dhe e vetme për një takim të rëndësishëm. S'ka rëndësi nëse flokët tuaj nuk janë në ditën e tyre më të mirë apo nëse atë mbrëmje s'keni vendosur asnjë bizhuteri, fustani ka gjithçka.
Në fakt, zgjedhje e Hailey-it janë frymëzuese kur vjen puna për një darkë romantike apo një takim të parë. Para pak ditësh, modelja u shfaq e veshur me një fustan tjetër të zi, sërish nga Saint Laurent.
I guximshëm, pasionant dhe shumë femëror në të njëjtën kohë. Urojini fat atij që do ulet përballë jush!