Lëkura

Për aknet e shkaktuara nga maska ka një zgjidhje shumë më të lehtë nga ç'mendoni: Ja ç'duhet të bëni

Shkruar nga Anabel

16 Mars 2021

Për aknet e shkaktuara nga maska ka një zgjidhje shumë më

Acarimi i lëkurës nga mbajtja e maskave mund të jetë kthyer në shqetësim për shumë njerëz. Lajmi i mirë është se rutina për ta mbrojtur fytyrën është shumë, po shumë e thjeshtë.

Një hile e lehtë dhe 30-sekondëshe: Lani fytyrën direkt sapo hyni në shtëpi! Sigurisht, pasi keni larë fillimisht duart.

Mjekët thonë se maskat e fytyrës krijojnë fërkim dhe lagështi, që çon në shfaqjen e akneve, por për të parandaluar këtë larja dhe hidratimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm. Megjithatë, duhet bërë kujdes sepse larja e shpeshtë e fytyrës mund të jetë po aq e dëmshme sa shmangia e këtij procesi. E njëjta gjë vlen edhe me hidratimin!

Çelësi është të përdorni një larës të butë pa përmbajtje sapuni dhe që ruan barrierën e lëkurës, por ndihmon në pastrimin e përzierjes së djersës apo papastërtive të tjera që sjell maska. 

Zgjidhni diçka të lehtë dhe hidratuese dhe nëse opsioni për ta larë fytyrën direkt pasi hiqni maskën nuk është një zgjidhje, mund të përdorni "letra të lagura fytyre me acid salicilik", sugjeron mjekja dermatologe Mona Gohara.

Për aknet e shkaktuara nga maska ka një zgjidhje shumë më

Burimi: Cosmpolitan