Mjekët, infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor të Italisë janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2021 në vlerësim të përpjekjeve të tyre në luftën me pandeminë e Covid-19. Ata janë nominuar si të parët në botën perëndimore të cilëve iu desh të përballen me një urgjencë shëndetësore shumë serioze.
Kandidatura, e miratuar nga Komiteti Norvegjez i Nobelit në Oslo, u paraqit nga dega Italiane e Fondacionit Gorbachev, për të njohur faktin se "punonjësit shëndetësorë italianë ishin të parët në botën perëndimore që u përballën me një urgjencë shëndetësore shumë serioze, në të cilën ata u drejtuan për shërimin e mundshëm duke luftuar për të shpëtuar jetë dhe shpesh duke humbur jetën e tyre.”
Siç kërkohet nga protokolli, propozimi u nënshkrua zyrtarisht nga një fitues i Çmimit Nobel për Paqe. Lisa Clark, amerikane që jeton në Toskanë dhe ka dhënë ndihmë vullnetare gjatë krizës së Covid-19, firmosi propozimin. Clark është bashkëpresidente e Byrosë Ndërkombëtare të Paqes, organizatë të cilës në vitin 1910 iu dha Nobeli për faktin që shërbeu "si një lidhje midis shoqërive të paqes në vende të ndryshme të botës".
“Asgjë si kjo nuk është parë për dekada. Punëtorët e mjekësisë nuk menduan më për veten e tyre, por për atë që mund të bënin për të tjerët duke përdorur ekspertizën e tyre.” – u shpeh Clark.
Çmimi Nobel për Paqe do të jepet më 10 dhjetor 2021.