U tha çfarë u tha, por në fund të ditës duket se statusi i Jennifer Lopez nuk ka ndryshuar. Eshtë ende e fejuar me Alex Rodriguez, partnerin e saj prej 4 vitesh dhe po përpiqen t'i marrin gjërat ngadalë.
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se Alex ndodhet në Republikën Domenikane dhe si për çudi, ky ribashkim i ka gjetur për mrekulli dhe "më shumë të lumtur" se zakonisht.
"Ndonëse Jennifer ka qenë e zënë me xhirime, ka gjetur kohë për të kaluar me Alex-in. Duken shumë të lumtur bashkë dhe po i marrin gjëra ngadalë. Kanë ende për të zbuluar para se marrëdhënia e tyre të bëhet perfekte sërish."
Po i njëjti burim, është shprehur për People se Lopez ishte gati t'i jepte fund marrëdhënies, por tani është e lumtur që nuk e mori këtë vendim.
"Edhe pse ishte gati t'i jepte fund pasi po përballet me probleme besimi, është e lumtur që janë bashkë. Gjithsesi nuk kanë asnjë plan të bëjnë dasmë për momentin."
Ditët e fundit për yllin e pop-it s'kanë qenë dhe aq të lehta, por mbaruan me aq.