Celebrity

Hailey Bieber tregon pse ajo dhe Justin vendosën të martoheshin aq të rinj

Shkruar nga Anabel

18 Mars 2021

Hailey Bieber tregon pse ajo dhe Justin vendosën të martoheshin aq

Hailey dhe Justin Bieber u martuan në 2018-ën, kur ajo ishte vetëm 21 vjeç dhe Justin 24. Sot, 3 vite më vonë modelja flet rreth vendimit për t'u martuar në një moshë kaq të re.

"Ai ishte në një fazë të jetës kur mund të merrte vendime të tipit: 's'merrem më me vajzat, nuk bëj më budallallëqe. Kam hequr dorë nga festat e çmendura.'"- u shpreh ajo për këngëtarin gjatë një interviste për Elle.

Baldëin tregoi se para se gjithçka të niste ata ishin shokë të mirë.

"Ne ishim shokë shumë përpara se historia të bëhej romantike. E dinim se kishim diçka që na lidhte dhe për atë çfarë donim për të ardhmen tonë. Flisnim shpesh për vendimin e martesës në moshë të re. Diskutonim dhe donim një familje të madhe në moshë të vogël. I dinim këto gjëra pa ditur ende se donim të ishim me njëri-tjetrin. U martova kur isha vetëm 21 vjeç, 2 muaj para se të bëhesh 22 që është një moshë çmendurisht e re për diçka të tillë. Duket qesharake kur e thua me zë të lartë, por më mua dhe Justin tingëllon ndryshe."- vazhdon ajo.

Hailey Bieber tregon pse ajo dhe Justin vendosën të martoheshin aq

Hailey dhe Justin thonë se ka jetuar mjaftueshëm për moshën që kanë dhe se e kanë ditur gjithnjë çfarë kanë dashur.

Si është jeta martesore sot?

"Mësoj gjëra të reja për të dhe për veten gjatë gjithë kohës. Sigurisht që kemi ato zënkat dhe problemet tona herë pas herë, por s'mendoj kurrë që s'mund t'ja dalim. E dua shumë dhe shoh përjetësinë me të.

Hailey Bieber tregon pse ajo dhe Justin vendosën të martoheshin aq