Shëndeti

Për këtë arsye, çokollata nuk është një ide aspak e mirë përpara gjumit!

Shkruar nga Anabel

23 Mars 2021

Për këtë arsye, çokollata nuk është një ide

Dy ekspertë përmendin ushqimet më pak të sugjeruara për t’u konsumuar direkt para gjumi dhe të dy bien dakord se çokollata nuk është një ide e mirë.

“Unë mësova të mos ha çokollatë pas orës 5 pasdite, vetëm pasi e pësova”, thotë mjeku Erin Strokes. Ndërsa çokollata e zezë konsiderohet si me më shumë përfitime shëndetësore dhe përmban antioksidantë që mund të ndihmojnë në uljen e stresit duke ulur nivelet e kortizolit, është mirë që sidoqoftë, ta hani si “ëmbëlsirë dreke”.

Çokollata përmban kafeinë, e cila e bën të vështirë të biesh në gjumë dhe të bën të mos shkosh në fazat e gjumit të thellë që të duhen, për të ndjerë se ke pushuar vërtet.

Sigurisht, ngrënia e disa katrorëve me çokollatë të zezë nuk është saktësisht e njëjtë konsumimin e një pijeje energjike para gjumit për shembull, megjithatë njerëzit mund t’ia ndjejnë efektet.

“Mos harroni se çdo trup është i ndryshëm dhe dikush mund të dojë kafe ekspres për të bërë gjumë të qetë, ndërsa dikush tjetër mund të qëndrojë gjithë natën zgjuar vetëm nga një copëz çokollate.”

Stokes thotë se në përgjithësi është më mirë të ndaloni të hani të paktën tre orë para gjumit, duke i dhënë trupit tuaj kohën e duhur për të tretur ushqimin para se të shkoni në shtrat.

Ngrënia e një vakti të madh, sidoqoftë ai, menjëherë para se të flini, ka potencialin t’ju prishë gjumin, por nga ana tjetër, edhe të shkoni në shtrat të uritur mund të ketë të njëjtin efekt. Nëse ju hahet me patjetër diçka para gjumi,  anashkaloni çokollatën dhe zgjidhni diçka që mund t’ju ndihmojë të flini më mirë, si një banane me gjalp kikiriku.

Për këtë arsye, çokollata nuk është një ide

Burimi: Well&Good