Motivim

Test: 3 pyetje të cilave duhet t’u përgjigjeni me ‘Po’, nëse mendoni se jeni lider

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2021

Test: 3 pyetje të cilave duhet t’u përgjigjeni me

A jeni në rolin e një udhëheqësi ose keni të gjitha gjasat për të qenë në një pozicion të tillë në të ardhmen? Nëse po, a mendoni se i keni të gjitha karakteristikat kryesore të një lideri? 3 pyetjet në vijim, në dukje të thjeshta, do t’ju ndihmojnë të kuptoni më shumë rreth sjelljes suaj.

1 – A përpiqeni të kuptoni perspektivën e njerëzve të tjerë?

Tani që komunikojmë kryesisht përmes ekraneve dhe pajisjeve, pa ndërveprim personal, është shumë e rëndësishme t’i shihni gjërat nga perspektiva e njerëzve të tjerë. Shpesh ne nxitohemi për të gjykuar vendimin e dikujt me sy negativ dhe kemi një prirje për "paragjykim veprimi" duke marrë vendime të nxituara pa dëgjuar zëra të ndryshëm. Teksa ndjeshmëria rritet, do të filloni të zgjidhni problemet rreth asaj që mund t'i pengojë njerëzit tuaj të performojnë në mënyrën më të mirë. Kërkimi i mirëkuptimit do t'ju lejojë ju si lider, t’u siguroni njerëzve përreth zgjidhjet që u nevojiten.

2  – A siguroni udhëheqje dhe drejtim për njerëzit e tjerë?

Me fjalë të tjera, parashikoni të ardhmen, drejtojeni punën me largpamësi, vendosni qëllime dhe pritshmëri të qarta dhe qartësoni qëllimet dhe pritshmëritë në mënyrë të vazhdueshme teksa gjërat ndryshojnë. Kur e ardhmja është e pasigurt, shumë punonjës do t'u drejtohen udhëheqësve të tyre për siguri dhe drejtim. Bëjuni pyetje si:
- Për cilat çështje ke nevojë për ndihmë të menjëhershme?
- Si mund të të ndihmoj më mirë?
- Cilat janë pengesat për qëllimet e tua?

3 – A jeni të hapur për përshtypjet/reagimet, përfshirë edhe ato që nuk do të dëshironit t’i dëgjonit?

Për të qenë një udhëheqës me të vërtetë efektiv, do të fitoni epërsinë kur të filloni të shihni reagimet si një dhuratë për të përmirësuar veten në mënyrë që të mund t'u shërbeni më mirë të tjerëve dhe misionit. Jini të hapur për të vlerësuar të vërtetën dhe ndershmërinë dhe perspektiva të ndryshme për të përmirësuar veten dhe biznesin. Edhe kur reagimet janë negative, kjo nxit këndvështrimin kurioz për të kuptuar se çfarë nuk ka shkuar si duhet dhe ç’duhet bërë që të mos përsëritet më.

Poll

Test: 3 pyetje të cilave duhet t’u përgjigjeni me

Burimet: Entrepreneur, Inc. Magazine