Shkencë

Shkencëtarët zbulojnë një vrimë të zezë që mund të ndryshojë gjithçka që dimë për universin!

Shkruar nga Anabel

30 Mars 2021

Shkencëtarët zbulojnë një vrimë të zezë

Shkencëtarët mund të kenë zbuluar një vrimë të zezë rreth 55,000 herë më të madhe se masa e diellit. Ekziston një numër i llojeve të ndryshme të vrimave të zeza në galaktikë. Ka vrima të zeza yjore, padyshim më të kuptuarat nga shkenca, të cilat formohen kur qendra e një ylli të madh shembet në vetvete, duke shkaktuar një supernova, sipas NASA.

Ekzistojnë gjithashtu vrima të zeza supermasive, të cilat besohet se janë formuar në të njëjtën kohë me galaktikën në të cilën ndodhen. Pastaj ka dhe vrima të zeza "Goldilocks", të njohura dhe si "me masë të ndërmjetme", që raportohet të jenë një hallkë e paplotësuar që mund të zhbllokojë njohuri të mëtejshme, ose të zhvillojë ato që tashmë dimë, për universin.

Kërkimi i fundit i botuar në revistën Nature Astronomy, kryer nga Universiteti i Melburnit dhe Universiteti Monash, ka të reja.

Autori kryesor dhe studenti PhD i Universitetit të Melburnit, James Paynter gjurmoi një shpërthim rrezesh gama me lente gravitacionale, të shpjeguar nga SciTech Daily si një "gjysmë sekondë e dritës me energji të lartë të emetuar nga një grup yjesh të bashkuar", i cili shfaqi shenja të vrimës së zezë - një term tjetër për entitetin e rrallë kozmik.

Profesor Eric Thrane, bashkë-autor i studimit tha:

"Kjo vrimë e zezë e zbuluar rishtas mund të jetë një relike antike - një vrimë e zezë fillestare - e krijuar në universin e hershëm para se të formoheshin yjet dhe galaktikat e para."

Pjesëmarrësit e hulumtimit thanë se rezultatet ishin "emocionuese" dhe "duke përdorur këtë "kandidat" të ri të vrimës së zezë, mund të vlerësohet numri i përgjithshëm i këtyre objekteve në univers.

"Ky zbulim ka qenë ai që kemi dashur të bëjmë prej 30 vitesh."

Burimi: Unilad