KORONAVIRUS

Pishina gjatë pandemisë: Disa këshilla të thjeshta për të qenë të sigurt!

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2021

Pishina gjatë pandemisë: Disa këshilla të thjeshta për

Me ngrohjen e motit, njerëzit do të duan të frekuentojnë më tepër pishinat. Përpara se të mendoni të shkoni tek një, kini parasysh këto këshilla të thjeshta për të qenë të sigurt:

- Rezervoni paraprakisht: Kërkoni rrjetet sociale apo faqet zyrtare të pishinës për të parë se sa e besueshme ju duket. Rezervoni paraprakisht për të patur një vend vetëm për vete.

- Mos bëni not nëse shfaqni ndonjë simptomë të Covid-19. Kjo përfshin një temperaturë, kollë të vazhdueshme, humbje të shijes/erës.

- Për të reduktuar kohën e shpenzuar në dhoma ndërrimi, sigurohuni të arrini me rroba banjo në vend dhe të mos ndërroheni aty.

- Bëni dush në shtëpi dhe shpenzoni sa më pak kohë në dhomat e ndërrimit.

- Mbani dezinfektant duarsh me vete, peceta të lagura etj.

- Respektoni përdoruesit e tjerë të pishinës. Tregohuni të kujdesshëm me distancën dhe sigurohuni të mos keni kontakt fizik me njerëz të tjerë në pishinë.

- Përpiquni të evitoni pishinat e mbipopulluara. 

- Respektojeni distancën dhe jashtë pishine.

Burimi: The Independent