Së fundmi, Britney Spears publikoi në Instagram një sërë fotosh me emrat e grave që e frymëzonin më shumë, përfshi këtu Sharon Stone, Natalie Portman, Sarah Jessica Parker dhe Miley Cyrus.
Mes tyre, emri i Stone duket se ka patur një rëndësi dhe arsye të veçantë për këngëtaren. Aktorja, gjatë një intervistë të fundit me Kelly Clarkson tregoi një episod të ndodhur në 2007-ën. Një letër që mori nga Britney e cila kërkonte ndihmë.
View this post on Instagram
"Britney më shkroi një letër të gjatë, në një periudhë shumë delikate të jetës së saj. Ka qenë ajo kohë kur njerëzit e dinin se po ndodhte diçka me të, kur krejt papritur u qeth tullace. Më kërkonte që ta ndihmoja. Nga ana tjetër edhe unë isha në një periudhë shumë delikate në jetën time. S'mund të ndihmoja as veten. Për hir të së vërtetës, të dyja kishim nevojë për ndihmë. E vërteta tjetër është se është shumë e vështirë të jesh grua e suksesshme dhe të mos kesh njerëz që të kontrollojnë gjithë kohës. Ty dhe financat e tua."- u shpreh Stone.
Ylli i filmave shtoi se tashmë është shumë e komplikuar ta rimarrësh kontrollin mbi veten, jetën dhe paratë e tua. Përsa i përket dokumentarit Britney së fundmi u shpreh duke thënë:
"Nuk e kam parë dokumentarin, por ato pjesë që pashë prej saj më bëjnë të ndihem e turpëruar për pozicionin në të cilin më vendosën. Kam qarë për dy javë dhe ndonjëherë, qaj ende."
Burimi: Glamour