Celebrity

Ish-partnerët, Marc Anthony dhe Ben Affleck, flasin për Jennifer Lopez

Shkruar nga Anabel

5 Prill 2021

Ish-partnerët, Marc Anthony dhe Ben Affleck, flasin për Jennifer Lopez

Kopertina e muajit maj për revistën InStyle, e cila do të jetë e disponueshme në versionet print dhe online më 17 prill, ka në qendër Jennifer Lopez dhe do të përmbajë intervista me njerëz që kanë qëndruar pranë saj në 30 vite karrierë, përfshirë këtu edhe ish-partnerët Marc Anthony dhe Ben Affleck.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

"Gjëja që lidhet me Jennifer-in është aftësia e saj për t’i parë dhe për t’i kuptuar gjërat para se të ndodhin," tha Marc Anthony me të cilin J.Lo ka dy fëmijë, binjakët Emme dhe Max, 13 vjeç.

"Para se ajo të sjellë një ide, e ka vizualizuar një mijë herë. Dhe nëse dikush thotë se mund të mos jetë ideja më e mirë, ajo do të thotë, "Thjesht nuk e sheh ende". Nëntë herë nga 10, ka të drejtë. Ajo është e para që vjen dhe e fundit që largohet. Gruaja më punëtore që kam njohur ndonjëherë," tha Marc Anthony, i cili ishte i martuar me Lopez nga viti 2004 deri në 2014-n.

Ish-partnerët, Marc Anthony dhe Ben Affleck, flasin për Jennifer Lopez

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nisën të dilnin në vitin 2002 dhe menjëherë u bënë një nga çiftet më të preferuar të publikut. Madje aq shumë i deshën njerëzit, sa hashtagu #Bennifer u bë trend në Twitter kur po përflitej ndarja e J.Lo me Alex Rodriguez.

"Mendoja se kisha një etikë të mirë pune, por isha plotësisht i përulur ndaj asaj çfarë Jennifer mund të bënte ditë për ditë, seriozitetit me të cilin e merrte punën, mënyrës së qetë dhe përkushtimit për të arritur qëllimet, dhe pastaj se si ajo do të kthehej dhe do të dyfishonte përpjekjet e saj," tha Affleck.

"Ajo mbetet, deri më sot, personi më i zellshëm që kam hasur në këtë biznes. Jennifer ka talent të madh, por gjithashtu ka punuar shumë për suksesin e saj dhe jam kaq i lumtur për të që më në fund po merr çfarë meriton,” shtoi ai.

Ish-partnerët, Marc Anthony dhe Ben Affleck, flasin për Jennifer Lopez

Përveç këtyre, emra të tjerë do të zbulojnë detaje për Jennifer, si Michelle Obama, Matthew McConaughey, Fat Joe e miq të tjerë.

Ish-partnerët, Marc Anthony dhe Ben Affleck, flasin për Jennifer Lopez

Burimet: InStyle, USA Today