Kuzhina

Kokteji i famshëm Piña Colada: Mund ta bëni vetë, thjesht me 3 përbërës!

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2021

Kokteji i famshëm Piña Colada: Mund ta bëni vetë, thjesht

A e dini se pija Piña Colada e ka origjinën nga San Juan, Puerto Rico dhe u krijua nga banakeri Ramón "Monchito" Marrero në hotelin "Caribe Hilton" në vitin 1954? Nga spanjishtja, "piña colada" - përkthehet "ananas i tendosur". 

Sot, mësoni si ta bëni fare lehtë! Ja çfarë ju duhet:

1. Ananas i ngrirë: Blini një ananas, prijeni në copa të vogla dhe lëreni në ngrirje.

2. Rum: I bardhi është tradicional, por dhe ndonjë tjetër s'prish punë.

3. Qumësht kokosi: Mos u bëni dembelë, e gjeni (thuajse) në çdo market.

Tani, thjesht vendosni të gjithë përbërësit në një blender, derisa të krijohet një masë homogjene. Nëse përzierja është shumë shumë e trashë, mos ngurroni të shtoni pak ujë shtesë.

Zbukurojeni me një copëz ananasi gotën, një çadër letre etj, si të dëshironi. Kaq ishte!

Kokteji i famshëm Piña Colada: Mund ta bëni vetë, thjesht

Receta u përzgjodh nga Gimme Some Oven