Britney Spears vendosi ta uronte motrën e saj Jamie Lynn për 30 rrotullimet rreth diellit duke zgjedhur një foto jo fort të zakontë. Mes shumë fotove që Britney ka me të motrën, ajo publikoi njërën ku duket Justin Timberlake, ish-i dashuri i Britney-t, i cili dy muaj më parë i kërkoi publikisht falje.
View this post on Instagram
“Çfarë fotoje e çuditshme për t’u zgjedhur,” shkruan dikush në koment. “E lumtur që ajo zgjodhi këtë foto,” shkruan një tjetër. Sipas njerëzve, Britney nuk e zgjodhi foton ashtu nga hiçi, ndonëse është e paqartë nëse ajo i menaxhon vetë rrjetet sociale. Pak kohë më parë, ish-grimieri i saj tha se Britney nuk ka kontroll në rrjetet sociale, por ekipi theksoi për Page Six se ajo i menaxhon vetë.
Pas dokumentarit "Framing Britney Spears", në një deklaratë të postuar në Instagram më 12 shkurt, Justin Timberlake u kërkoi falje Britney Spears dhe Janet Jackson për "hapat e gabuar" për të cilat ai tha se kontribuan në "një sistem që miraton mizogjininë dhe racizmin".
“Unë kam parë mesazhet, tag-et, komentet dhe shqetësimet dhe dua të përgjigjem. Më vjen keq për periudhën në jetën time kur veprimet e mia kontribuan në një problem, ku unë fola jashtë radhe, ose nuk u shpreha për atë që ishte e drejtë," shkroi ai.
Në deklaratë, Timberlake nuk përmendi shembuj konkretë të veprimeve për të cilat pendohej, por komentet iu referuan dy periudhave kur ai ishte ne qendër të tabloidëve, duke përfshirë Britney Spears dhe Janet Jackson.
Spears dhe Timberlake qenë një nga çiftet më të përfolur në vitet 2000. Njerëzit iu kundërvunë Justin Timberlake duke aluduar se ai e filloi karrierën duke dëmtuar figurën e Britney-t. Sipas tyre, Justin nxiti thashethemet që vendosnin në dukje se shkaku i ndarjes ishte tradhtia e saj. Asokohe, thuhej se Britney e tradhtoi Justin Timberlake, ndërkohë që kohë më pas ai publikoi “Cry Me a River”, ku shfaqej një vajzë e ngjashme në pamje me Britney-n dhe portretizohej si tradhtare.
"Unë posaçërisht dua t'i kërkoj falje Britney Spears dhe Janet Jackson, sepse shqetësohem për to dhe i respektoj këto gra dhe e di që dështova. Unë gjithashtu ndihem i detyruar të përgjigjem, pjesërisht, sepse të gjithë të përfshirët meritojnë më mirë dhe më e rëndësishmja, sepse kjo është një temë e gjatë dhe unë dua me gjithë zemër të jem pjesë dhe të rritem," tha Timberlake.
- Sharon Stone flet për letrën që Britney i dërgoi në 2007: 'Më kërkonte ndihmë'
- Britney Spears reagon pas dokumentarit për jetën e saj: 'Qava për dy javë'
- Pas rrëfimit tronditës të Meghan, njerëzit duan që Oprah të marrë edhe rrëfimin e dikujt tjetër!
- Që prej 2008-ës, Britney Spears e ka thënë me gojën plot se jeta e saj 'është më keq se burgu'
- Pas ndjesës publike të Justin Timberlake, albumit të Janet Jackson i ndodh e papritura