Duke filluar nga dita e nesërme (e hënë, 12 prill) lëvizja e qytetarëve do të jetë e lirë nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 22:00 të mbrëmjes, si dhe do të hapen edhe fluturimet me Britaninë e Madhe. Lajmi u komunikua nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme, datë 12 prill. Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit”, u shpreh ministrja në konferencën me Komitetin Teknik të Ekspertëve.
“Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet,” shtoi Manastirliu.
Manastirliu theksoi që duhen respektuar masat anti-Covid edhe në këtë muaj të Ramazanit.
- Shenjat post Covid-19: Kur s'ka vend për alarm dhe çfarë duhet të dimë
- Për herë të parë kryhet transplanti i mushkërive nga donatorë të gjallë te një e mbijetuar e Covid
- Studimi i ri gjen një lidhje mes dritës së diellit dhe një numri më të ulët të vdekjeve nga Covid-19
- 2 grupet e riskut që do të marrin së shpejti vaksinën anti-Covid
- Çfarë tha EMA për vaksinën AstraZeneca dhe si po veprojnë disa shtete