Celebrity

Stilisti zbulon arsyen pse Justin Timberlake grisi veshjen e Janet Jackson

Shkruar nga Anabel

12 Prill 2021

Stilisti zbulon arsyen pse Justin Timberlake grisi veshjen e Janet Jackson

Dokumentari “Framing Britney Spears” solli në vëmendje ndër të tjera disa prej veprimeve të Justin Timberlake në të kaluarën, përfshirë këtu edhe performancën famëkeqe në Super Bowl 2004, ku Justin tërhoqi veshjen e Janet Jackson duke i zbuluar gjoksin. Një pakujdesi? Problem me veshjen? Apo diçka tjetër?

Në një intervistë për Page Six, stilisti që u kujdes për pamjen e Janet, Wayne Scot Lukas, u shpreh se ajo që u duk si “keqfunksionim i garderobës” ishte në fakt një përpjekje e qëllimshme e Justin për të tejkaluar bujën e shkaktuar nga Britney Spears, Madonna dhe Christina Aguilera.

Stilisti zbulon arsyen pse Justin Timberlake grisi veshjen e Janet Jackson
Britney Spears, Madonna dhe Christina Aguilera, VMA 2003.

Në MTV Video Music Awards 2003, divat e muzikës shkëmbyen puthje me njëra-tjetrën, një nga momentet kulminante të mbrëmjes. Sipas tij, Justin këmbënguli "për të bërë diçka më të madhe sesa performanca e tyre. Ai donte një zbulim [zhveshje]".

Scot Lukas tha për Page Six se koncepti origjinal ishte që Janet të shfaqej e veshur me një palë tanga me perla frymëzuar nga Kim Cattrall te "Sex and the City".

“Janet do të shfaqej me një fustan Rocha dhe [Justin] do të shkelte në pjesën e pasme të fustanit të saj për të zbuluar të pasmet dhe tangat me perla. Por veshja ndryshoi dy ditë para dhe ju e patë magjinë.”

Si përfundim, Justin tërhoqi veshjet e Janet dhe i zbuloi gjoksin. Ai e etiketoi incidentin si “keqfunksionim të garderobës”.

“Unë nuk do e quaja ‘keqfunksionim të garderobës’ në një milion vjet. Ishte garderoba më funksionale në histori. Si stilim, bëri çfarë duhej të bënte,” shtoi ai.

Stilisti zbulon arsyen pse Justin Timberlake grisi veshjen e Janet Jackson
Wayne Scot Lukas dhe Janet Jackson

Asokohe, veprimi u kritikua së tepërmi, por të gjitha kritikat ishin për Janet, ndërsa Justin qëndroi në hije. Stilisti Wayne Scot Lukas tha se Janet e ka falur Justin-in dhe kanë bërë paqe kohë më parë.

Pas dokumentarit mbi Britney Spears, në një deklaratë në Instagram, Timberlake u kërkoi falje Britney Spears dhe Janet Jackson për "hapat e gabuar" për të cilat ai tha se kontribuan në "një sistem që miraton mizogjininë dhe racizmin".

“Unë kam parë mesazhet, tag-et, komentet dhe shqetësimet dhe dua të përgjigjem. Më vjen keq për periudhën në jetën time kur veprimet e mia kontribuan në një problem, ku unë fola jashtë radhe, ose nuk u shpreha për atë që ishte e drejtë," shkroi ai.

Stilisti zbulon arsyen pse Justin Timberlake grisi veshjen e Janet Jackson

Në një tjetër pjesë të deklaratës, u shpreh:

"Unë posaçërisht dua t'u kërkoj falje Britney Spears dhe Janet Jackson, sepse shqetësohem për to dhe i respektoj këto gra dhe e di që dështova. Unë gjithashtu ndihem i detyruar të përgjigjem, pjesërisht, sepse të gjithë të përfshirët meritojnë më mirë dhe më e rëndësishmja, sepse kjo është një temë e gjatë dhe unë dua me gjithë zemër të jem pjesë dhe të rritem.”

Pas ndjesës së Justin, Janet i ndodhi një surprizë e papritur. Albumi i saj i vitit 1986, “Control”, u rendit në krye të toplistave.

Stilisti zbulon arsyen pse Justin Timberlake grisi veshjen e Janet Jackson