Social Buzz

Njerëzit tregojnë gjërat më të çuditshme/të frikshme që kanë parë në shtëpinë e dikujt!

Shkruar nga Anabel

12 Prill 2021

Njerëzit tregojnë gjërat më të çuditshme/të

Një përdorues i Reddit pyeti ndjekësit se "cila është gjëja më e çuditshme që kanë parë në shtëpinë e dikujt, por që atyre iu dukej krejt normale" dhe disa prej tyre u përgjigjën kështu:

#1

"Do të punoja si infermiere për një të moshuar dhe fillimisht kuptova se shtëpia ndodhej në mes të askundit. Kur shkova atje, pashë se plaku ishte i shtrirë në një "kuti" të madhe, të maskuar si krevat. Më thanë se familja e dinte që ai ishte me një këmbë në varr, prandaj e kishin vendosur në një "para-arkivol", që ta merrnin më lehtë më pas."

#2

"Kam shkuar në shtëpinë e dikujt që mbante gjysmën e një manekini në tavolinën e kuzhinës. Manekini ishte i veshur me rroba. Ajo e mbante dhe në makinë, në rast se dikush donte "ta sulmonte apo t'i vidhte makinën" sepse kështu s'do mendonin se është vetëm. Gjatë punës e merrte makinën me vete, sepse në makinë do të shkrihej nga dielli."

#3

"Një nga ish-t e mia koleksiononte thonjë e saj në shishe të vogla."

#4

"Po përdorja tualetin e një shoqeje dhe pashë se kishte mbaruar letra higjienike. Hapa një dollap për të marrë tjetër dhe shoh një qese të madhe me tamponë të përdorur. Dukej se kishin shumëëë kohë aty."

#5

"Dikush që njihja mbante një dhomë, ku e lejonte qenin ta bënte nevojën në dysheme. Nuk dukej sikur ajo dhomë pastrohej shpesh."

#6

Kur isha 13 vjeç u punësova si dado për një fëmijë. Pas WC-së gjeta revista seksi, për të cilat fëmija më thoshte: "Oh, këto janë revistat e babit. Do të shohësh dhe lodrat e mamit në dhomën e gjumit?"

 #7

"Shoku im nga nervat grushtoi murin dhe bëri një vrimë në dhomën e pritjes. Mamaja e tij e ka rrethuar me kornizë."

#8

"Pashë lodra seksi në dhomën e pritjes së shoqes së mamit tim. Nuk ishte munduar t'i fshihte aspak."

#9

"Familja e shoqes sime kishte një cep në shtëpi që ngjante si "faltore", dedikuar gjyshes së saj. Mendova se ajo ka ndërruar jetë dhe m'u duk veprim i këndshëm, por ajo më tha se gjyshja është gjallë dhe "çdo familje është një kult, ku gjyshet janë lideret"."

#10

"Darkova në shtëpinë e një mikut tim dhe pashë që mishi i pulës ishte i papjekur, por ata më thanë që "gjaku e bënte të shijshëm". Kur kërkova ta vendosja në mikrovalë, u ofenduan dhe filluan të më mbanin ligjërata se si njerëzit gjatë luftërave botërore hanin njerëz të tjerë."

#11

"Kam qenë në shtëpinë e dikujt, ku dhoma kryesore kishte vetëm 8 divane dhe asgjë tjetër. Dukej si labirint."

#12

"Xhaxhai im, një milioner 50-vjeçar, ka një shtëpi të mbushur me djaj - pellushë, kukulla plastike etj. Çfarëdo lloj djalli."

Burimi: Buzz Feed