Atletet e para Yeezy të veshura në publik nga Kanye West do të dalin në shitje për mbi 1 milion dollarë. Po, 1 milion dollarë!
Atletet Nike Air Yeezy 1 Prototypes, të cilat Kanye i veshi në Grammy 2008, do të jenë ndër atletet më të shtrenjta që janë shfaqur ndonjëherë në treg, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby, e cila po organizon shitjen.
Sotheby nuk zbuloi një çmim të saktë të kërkuar, megjithëse tha se i ka vlerësuar atletet "më shumë se 1 milion dollarë". Nuk pritej që çmimi të tejkalonte rekordin aktual të atleteve Nike Jordan të veshura nga Michael Jordan në vitin 1985, të cilat u shitën për 615,000 dollarë. Por ja që atletet e Kanye-s kanë të gjitha gjasat të jenë më të shtrenjtat në histori.
“Atletet janë të rëndësishme për zhvillimin e ekskluzivitetit të Yeezy-t, që është një nga markat më të rëndësishme të atleteve në histori,” u shpreh koleksionisti i atleteve Ryan Cheng.
Ky dizajn debutues i Kanye-s në Grammy nuk u nxorr kurrë në shitje. Por në vitin 2017, një palë u shfaqën në Flight Club për 100,000 dollarë. Atletet Nike Air Yeezy 1 Prototypes janë pjesë e një partneriteti që nuk ekziston më, pasi në vitin 2013 Yeezy zhvendosi partneritetin nga Nike te Adidas.
Adidas e ka vlerësuar bashkëpunimin si “më të rëndësishmin” që ka ndodhur ndonjëherë mes një marke veshjesh sportive dhe një jo-sportisti.
Burimi: CNN