Teksa është në proces ndarjeje nga Kim Kardashian, Kanye West është duke menduar për lidhjen e tij të radhës.
Sipas një burimi për Page Six, reperi tashmë beqar, dëshiron që lidhja e tij e ardhshme të jetë "me një artiste dhe një person kreativ", duke shpjeguar se kështu "të dy mund të flasin të njëjtën gjuhë e të kuptohen më mirë".
Në fakt, duket pak e vështirë "të flasësh të njëjtën gjuhë me Kanye-n". 43-vjeçari ka deklaruar më parë:
"Unë jam Michelangelo. Jam Picasso."
Në një interviste për GQ ai shtoi:
"Jam padyshim artisti më i madh i të gjitha kohërave. Në këtë pikë, s'është më as pyetje, por thjesht fakt!"
Para martesës me Kim, West ishte në një lidhje me modelen Chanel Iman dhe më pas me Amber Rose. Ai gjithashtu u përfol për një lidhje me Selita Ebanks, modele dhe ishte i fejuar me stilisten, Alexis Phifer në vitin 2006.
Thuhet se për momentin reperi po lufton për një kujdestari të përbashkët ligjore të katër fëmijëve, ndërkohë burime të tjera thonë se Kim po mendon t'i futet seriozisht politikës. Është viti 2021! Asgjë s'na bën më përshtypje!