Pas divorcit të Kim dhe Kanye, Kriss Jenner po flet për divorcet dhe këshillat që do i jepte çdo kujt që po përjeton një të tillë. Në një intervistë për revistën WSJ, Jenner tha se fëmijët vijnë të parët.
"Mendoj se gjëja më e rëndësishme që mësova përmes përvojave të mia është se fëmijët vijnë gjithë të parët. Mendoj se nëse e mbani këtë në mendjen tuaj dhe e dini se përmes tyre, do kaloni çdo problematikë, dashuria do të zgjidhë diçka, pavarësisht se sa po lëndoheni."
Jenner tha se divorcet mund të jenë të vështira, por mund të bëhen pak "idiote". Me këto idiotësira, ajo nënkupton se "ndonjëherë përqendrohemi tek gjërat që s'janë shumë të rëndësishme, duke humbur edhe veten".
"Unë e ndjeva këtë në moshë shumë të re dhe më dukej sikur përgjegjësia ishte e gjitha mbi mua."
Kris shpreson që të jetë shembull për fëmijët e saj, sidomos përsa i përket bashkë-prindërimit në një divorc. Jenner ka qenë e martuar me Robert Kardashian nga 1978-1991. Martesa e saj e dytë ishte me Caitlyn Jenner, nga viti 1992 deri në 2015-ën. Aktualisht, 65-vjecarja është në një lidhje me 40-vjeçarin Corey Gamble.
Burimi: Entertainment Tonight