Celebrity

Deklarata e Addison Rae në lidhje me jetën e Britney Spears i acaroi keq njerëzit në internet!

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2021

Deklarata e Addison Rae në lidhje me jetën e Britney Spears i acaroi

Addison Rae po bëhet subjekt i "trolleve" (talljeve) në internet, pasi kohët e fundit pretendoi se e kupton mirë dhe e gjen vetën tek jeta e princeshës së pop-it, Britney Spears.

Në një intervistë të fundit me Bustle, këngëtarja 20-vjeçare, e famshme fillimisht nga platforma e TikTok, foli për mënyrën sesi e gjen veten tek dokumentari i Britney Spears, në ilustrimin e presionit të madh shoqëror, që ilustron jetën e vështirë të Spears. Sidoqoftë, krahasimi që bëri nuk u prit mirë nga komuniteti i njerëzve në internet, të cilëve referenca iu duk e kotë dhe e padrejtë.

Kur u pyet nëse e kishte parë dokumentarin e Britney-t, Addison u përgjigj:

"E pashë dhe patjetër që e kuptoj se sa e vështirë mund të jetë. Njerëzit vijnë me histori për ty që nuk janë të vërteta. Unë kam kaluar shumë vështirësi me njerëz që përfshiheshin në aspekte vërtet personale të jetës sime."

Duke parë deklaratat e saj, njerëzit reaguan kështu:

"Britney nuk ka të drejta, e detyrojnë të punojnë dhe s'mund të shohë fëmijët" dhe Adisson e gjen veten te këto?!"

"Addison Rae mendon se është në të njëjtin nivel fame me Britney Spears."

"Vajza që thërret vetë paparacët që ta fotografojnë krahason veten me Britney-n?"

Mes shumë komenteve nga dhe përdorues që shkruajnë "mezi prisni që Addison të bëjë diçka që ta ofendoni online. Po e sulmoni dhe pse merr frymë në këtë pikë".